Xhufi: Çështja Çame mund të
zgjidhet si rasti kroato-italian

Xhufi: Çështja Çame mund të<br />zgjidhet si rasti kroato-italian
Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi Ka deklaruar se Çështja Came ka zgjidhje dhe ajo mund të jetë sipas modelit që aplikuan dy vendet Kroacia dhe Italia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Duke folur në emisionin ''45 minuta'' të gazetarit Denis Minga, historiani Xhufi shpjegoi se edhe në këtë rast Kroacia nuk lejonte shtetasit italianë të Istrias të shkonin në tokat e të parëve të tyre në Kroaci por falë ndërhyrjes së BE jo vetëm që u lejua lëvizja e lirë por madje dy vendet nënshkruan dhe marrëveshje për dëmshpërblimin financiar të të prekurve.

Gjithashtu historiani Xhufi ka folur dhe për marrëveshjen e detit mes shqipërisë dhe Greqisë duke theksuar se Basha duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009 duke  futur në ngërç të madh marrëdhëniet mes dy vendeve. 

VIDEO - Emisioni 45 minuta në Report TV - I ftuar historiani Pëllumb Xhufi 
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë