Xhunga promovon “Shqip”-in
e fundit sot në kryeministri

Xhunga promovon “Shqip”-in<br />e fundit sot në kryeministri
Rudina Xhunga do të promovojë sot në sallën COD, te Kryeministria, librin e saj “Edhe 1 shqip” me 31 intervista me shkrimtarë, gazetarë e politikanë shqiptarë e të huaj, ku ndër to përfshihen debatet me Edi Ramën, Fatos Lubonjën, Erion Veliajn dhe Erion Braçen etj.  Gazetarja Rudina Xhunga nuk do të vazhdojë më emisionin e saj “Shqip”.

Aktiviteti në COD do të ndëthurret me performanca artistike, si dhe projeksioni i filmit për Michel Houellebecq dhe ka në qendër një bashkëbisedim mbi komunikimin e Shqipërisë me botën, hapjen dhe format e dialogut e bashkëpunimit që transformojnë njëkohësisht imazhin tonë dhe mbarë botën shqiptare.

Paneli kryesor përbëhet nga Kim Mehmeti, Mimoza Kusari-Lila, Pirro Misha. Të ftuar janë përfaqësues të botës së medias, akademisë dhe artit, si dhe kryeministri Edi Rama.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit