Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë së cilës vuri në dukje se të gjitha palët duhet të gjejnë një zgjidhje adekuate të krizës në Ukrainë dhe në mënyrë të përgjegjshme.
“Kina e ka vlerësuar gjithmonë çështjen e Ukrainës nga një këndvështrim historik dhe nga ajo që është e drejtë dhe e gabuar, duke shprehur gjykime të pavarura dhe duke promovuar në mënyrë aktive paqen botërore dhe stabilitetin e rendit ekonomik global ", tha presidenti Xi Jinping.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Zelensky: Humbje të dhimbshme për ushtrinë në Donbas! Biden bisedë telefonike me Zelenskyn: Do ofrojmë 1 mld dollarë ndihmë për sigurinë









