Xi Jinping takohet me liderët e BE: Të forcojmë bashkëpunimin

Xi Jinping takohet me liderët e BE: Të forcojmë bashkëpunimin

Takimi në Pekin i Ursula von der leyen dhe Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me liderët e BE-së Ursula von der Leyen dhe Charles Michel. Agjenda parashikon që Von der Leyen dhe Michel të kenë një drekë pune me një takim me Xi.

Më pas, liderët e BE-së do të kryesojnë samitin e 24-të dypalësh me kryeministrin Li Qiang përpara se të marrin pjesë në darkën zyrtare dhe konferencën për shtyp në përfaqësinë e BE-së në Pekin në mbrëmje.

“Kina dhe BE duhet t’i përgjigjen së bashku sfidave globale”, deklaroi presidenti Xi Jinping, gjatë takimit me homologët e tij evropianë Ursula von der Leyen dhe Charles Michel në Pekin.

Ai kërkoi “punë të përbashkët për të arritur besimin politik”.

“Për këtë, të dy palët duhet të intensifikojnë përpjekjet për të qenë partnerë në bashkëpunim me përfitim reciprok, të forcojnë vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik dhe të arrijnë konsensus strategjik. Marrëdhëniet Kinë-BE gëzojnë një moment të mirë konsolidimi dhe rritjeje” në shërbim të “interesave të të dyja palëve dhe pritshmërive të popujve tanë. Ne duhet të punojmë së bashku për të mbajtur vrullin e rritjes së marrëdhënieve dypalëshe”, tha Xi.

Sipas tij i takon Kinës dhe BE-së t’i ofrojnë botës stabilitet më të madh, më shumë shtysë për zhvillim, si dhe frymëzim dhe mbështetje për qeverisjen globale, raportojnë mediat e huaja. 

“Në botë po ndodhin transformime të një shkalle të paparë në një shekull. Kina dhe Evropa, dy forca të mëdha që promovojnë multipolaritetin, dy tregje të mëdha që mbështesin globalizimin dhe dy qytetërime të mëdha që mbështesin diversitetin, kanë një marrëdhënie që është thelbësore për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global. I takon të dyja palëve t’i ofrojnë botës stabilitet më të madh, më shumë shtysë për zhvillim, si dhe frymëzim dhe mbështetje për qeverisjen globale”, tha ai.

Duke vënë në dukje se viti 2023 shënoi 20-vjetorin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE, Xi foli për një pikë të re fillestare të marrëdhënieve, me konsensus strategjik dhe shmangie të ndërhyrjeve të ndryshme.

“Kina dhe BE-ja duhet të jenë partnerë për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm, të forcojnë vazhdimisht besimin politik dypalësh, të ndërtojnë konsensus strategjik dhe të çimentojnë lidhjet e interesave të përbashkëta. Ne duhet të shmangim lloje të ndryshme ndërhyrjesh dhe të intensifikojmë dialogun dhe bashkëpunimin për të mirë të popujve tanë. Ne duhet të bashkojmë forcat për të adresuar sfidat globale dhe për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në mbarë botën”, tha ai.

Në fjalën e saj Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen theksoi se mosbalancimet dhe dallimet midis BE-së dhe Kinës duhet të zgjidhen.

“Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i BE-së, por ka pabarazi dhe dallime të qarta që duhet të zgjidhen”, tha Von der Leyen.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE-ja po kërkon një marrëdhënie “të qëndrueshme dhe reciprokisht të dobishme” me Kinën. Në fjalën hapëse të takimit me Presidentin XI Jinping, Michel siguroi se Brukseli dëshiron lidhje të bazuara në parimet e transparencës, parashikueshmërisë dhe reciprocitetit.

Kina regjistroi një suficit tregtar prej 68.39 miliardë dollarësh në nëntor, duke u rritur nga 66.49 miliardë në të njëjtin muaj të vitit 2022 dhe shumë mbi 58 miliardë të vlerësuar nga analistët në prag.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare