Xi shpreh ngushëllimet dhe premton
ndihmë për tërmetin që preku Tajvanin

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Komitetit Qendror të Kinës, Xi Jinping, shprehu të dielën ngushëllimet për viktimat e tërmetit të fortë që goditi Tajvanin jugor të shtunën.

Tërmeti me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Righter goditi qytetin Kaohsiung të shtunën në mëngjes me një thellësi prej 15 kilometrash, duke vrarë të paktën 33 persona.

“Ne jemi thellësisht të prekur nga situata katastrofike. Ne shprehim mbështetjen më të thella bashkatdhetarët tajvanezë të prekur nga tërmeti dhe i përcjellim ngushëllimet tona për viktimat”, tha Xi në një deklaratë për shtyp.

“Bashkatdhetarët përtej ngushticës së Tajvanit, ne jemi një familje gjaku i të cilit është më i trashë se sa uji dhe do të donim të ofronim ndihmën tonë në të gjitha aspektet”, shtoi Xi

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot