Një aksident, që mund të rezultonte fatal ka ndodhur këtë pasdite në rrugët e kryeqytetit. Një autobus i linjës Yzberisht-Qendër është përplasur me një automjet dhe më tej me murin e një lavazhi.
Fatmirësisht, deri më tani nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërkohë shkaqet e kësaj përplasjeje nuk bëhen ende me dije.
Nga përplasja me automjetin autobusi ka dalë nga rruga duke devijuar derisa është përplasur me murin e lavazhit. Dëmet materiale janë të shumta, por mësohet se nga pasagjerët nuk kanë mbetur të lënduar.
Komento