Yanik, qenushi që u shpëtua nga flakët dhe u ngre moralin ekipeve të shpëtimit në Antalia

Yanik, qenushi që u shpëtua nga flakët dhe u ngre moralin ekipeve të shpëtimit në Antalia

Një qenush i vogël që u shpëtua nga një zjarr në rrethin Manavgat në provincën jugore të Turqisë, është bërë maskotë e ekipeve të shpëtimit që prej ditësh luftojnë  për të shpëtuar jetë nga flakët masive që shpërthyen javën e kaluar.

Një punonjës i qendrës rinore që mbështet ekipet në rrethin ku po kryheshin përpjekjet e shuarjes së zjarrit nga ajri dhe toka, tha për Anadolu Agency se qenushi,  i cili është quajtur "Yanik" u zbulua nga ata, në kohën kur ekipi po mundohej të shpëtonte një grua të moshuar në lagjen Gebeci.

Tekin tha se ata e sollën qenin në Qendrën Rinore Manavgat, e cila shërben si qendër e koordinimit.

“kur e sollëm në qendër ai ishte i rraskapitur dhe i lodhur. I dhamë ushqim dhe ujë, ai u shërua. Të rinjtë tanë këtu janë të interesuar për të. Ai duket më i shëndetshëm. Ai u bë maskota jonë këtu. Ne e quajtëm atë ‘Yanik’ sepse e gjetëm pranë flakëve, ”shtoi ai.

Të rinjtë në qendrën vullnetare theksojnë se ai u jep moral zjarrfikësve të cilët po luftojnë përditë me zjarrin.

Në Manavgat, autoritetet po luftojnë për të kontrolluar zjarrin. Vullnetarët lokalë kanë bashkuar forcat me brigadat për të shuar zjarret.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena