Yannik Sinner është rikthyer të jetë numri 1 në botën e tenisit. Italiani e arriti këtë falë suksesit në finalen e Monte Carlos kundër Carlos Alcaraz, spanjolli i cili mbante numrin 1 para finales të zhvilluar në fushën me dhe.

Sinner e mposhti Alcaraz 2-0 me sete, në një sfidë tenisi të dominuar nga gabimet dhe ku frynte shumë erë. Ky është titulli i 8 për Yannik Sinner në Atp Masters 1000, ndërsa kjo ishte ndeshja e 17 me Alcaraz në karrierë. 7 janë fituar nga italiani dhe 10 të tjera nga Alcaraz

Në vitin 2025, spanjolli fitoi katër nga gjashtë ndeshjet e tyre, duke ia rrëmbyer italianit kualifikimet në Rome 1000, Roland Garros (duke u rikthyer nga një humbje pothuajse e plotë), Cincinnati 1000 dhe US Open. Ndërkohë, Sinner e mundi rivalin e tij në finalet e Ëimbledon, ATP Finals dhe së fundmi në Monte Karlo. Për Sinner ky ishte një rikthim pas dy vitesh në fushën me dhe, pasi në 2025 mungoi për shkak të dënimit nga Ëada për doping, që italiani e mori në mënyrë ta pavullnetshme