Një numër kamionësh të mbushur me municione dhe luftëtarë të trajnuar rusë kanë kaluar kufirin nga Rusia në Ukrainë, bëri të ditur kryeministri Yatsenyuk. Sipas tij situata në lindje po përkeqësohej dhe përfshirja e Rusisë po shkaktonte vështirësi të mëdha. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se politikat e Kievit po e çonin Ukrainën drejt një lufte vëllavrasëse.
Ndërsa në takimin mes kryeministrave të Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe kancelares Angela Merkel, shqetësimit të kësaj të fundit lidhur me fatin e vëzhguesve të OSBE që u ndaluan ditën e hënë pranë Donetskut, kryeministri Yatsenyuk iu përgjigj se kishin arritur të rivendosnin kontaktet me ta, por u shpreh se mbaheshin ende nga separatistët dhe fati i tyre ishte e paqartë.
Ndërkohë prorusët në një deklaratë të fundit pranuan se kishin ndaluar 4 monitorues ndërkombëtare dhe u shprehën se do t’i lironin së shpejti pasi të sqaronin se kush ishin, për ku ishin nisur dhe me çfarë qëllimi.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)