Yjet e futbollit drejt Arabisë Saudite, Ceferin: Po gaboni si Kina

Yjet e futbollit drejt Arabisë Saudite, Ceferin: Po gaboni si Kina

Aleksandër Ceferin

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema janë maja e ajsbergut për pagesat e larta dhe kalimin e tyre në futbollin e Arabisë Saudite. Tanimë janë të shumtë lojtarët që kanë marrë ftesë për kalimin në futbollin saudit, me kreun e UEFA, Aleksandër Ceferin që ka këshilluar Ligën arabe që mos ndjekë shembullin e gabuar të Kinës.

"Mendoj se Arabia Saudite po gabon. Ata duhet të investojnë në akademi, trajnerë dhe të edukojnë lojtarët e tyre. Blerjet e futbollistëve me emër nuk e përmirësojnë futbollin. Kina bëri të njëjtin gabim. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Lojtarët duan të fitojnë garat më të forta dhe këto janë në Evropë. Më gjeni një lojtar që është në kulmin e moshës dhe formës që ka shkuar të luajë në Arabinë Saudite", tha Ceferin fillimisht.

Për sllovenin e UEFA-s, klubet me të cilët ka folur nuk janë dakord me ato që kanë burime të pakufuzuara në kapital dhe ia lejojnë vetes këto shpenzime.

"Ne nuk duam dy ose tri klube që kanë burime të pakufizuara dhe arrijnë një buxhet prej 1 miliardë eurosh. Atëherë kompeticionet tona nuk do të jenë më interesante. Pothuajse të gjitha klubet, të gjithë ata me të cilët kam folur, pajtohen me këtë ide", tha Ceferin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik