Mbrëmja madhështore e VMA, përpos spektaklit që dhuroi, na dha disa këshilla mjaft të vlefshme rreth tualetit që duhet të aplikojmë, të paktën deri sa të organizohet një tjetër ceremoni e përmasave të tilla.
Edhe një sy jo fort i vëmendshëm do ta vinte re që të gjithë yjet që parakaluan në tapetin e kuq, ruanin të njëjtën linjë makeup-i a thua se ishin lyer nga i njëjti artist. Makeup minimalist, abronxant e shumë natyral, buzë 'të zhveshura' dhe modele flokësh të thjeshta.
Artistët e makeup-it këtë vit kanë ruajtur linja neutrale duke luajtur kryesisht me ngjyrat e errëta në zonën e syve. Tani e dini çfarë ngjyrash duhet t'i shtoni koleksionit tuaj të tualetit.
Për të gjithë burrat që u cënohet portofoli pas një lajmi të tillë, na vjen keq, por është një e keqe e domosdoshme...
FOTO
FOTO të tjera
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)