Yjet e Hollywood e muzikës
investojnë në teknologji

Yjet e Hollywood e muzikës <br />investojnë në teknologji
TIRANE – Yjet e Hollywood-it dhe të muzikës duket se kanë zbuluar dashurinë për Silicon Valley. Në vitet e fundit janë shtuar emrat e mëdhenj të show business që kanë vendosur të investojnë një pjesë të fitimeve të tyre në industrinë teknologjike: Ashton Kutcher, Leonardo Di Caprio, Lady Gaga, Justin Timberlake, Jessica Alba, janë vetëm disa prej vip-ave që e kanë zbuluar veten “venture capitalist”, shpesh me rezultate për t’u admiruar. Një modë e vërtetë që, nga një anë, u lejon vipave të tregojnë nuhatjen e tyre prej biznesmeni e të realizojnë fitime jo të vogla dhe, nga ana tjetër, garanton më shumë vizibilitet për bizneset e tyre.

Ashton Kutcher është aktori që për t’u bërë reklamë shërbimeve ku ka investuar ka shpikur truqe të ndryshme. Ish-bashkëshorti i Demi Moore është në fakt financuesi më i njohur e i respektuar mes celebriteteve me rreth 30 investime në 4 vitet e fundit si social network Path e Foursquare, programi për iPad Flipboard, etj. Aktori i ri inauguroi pjesëmarrjen në “Dy burra e gjysmë” – një sit-com shumë e ndjekur në SHBA – duke u shfaqur me një laptop të mbushur me logot e firmave në të cilat ka investuar. Një reklamë që kanalit CBS duket se nuk i ka pëlqyer shumë.

Ka edhe nga ata që kanë preferuar ta krijojnë vetë shoqërinë e tyre në vend që të kufizohen me investime. Jessica Alba e Kim Kardashian janë dy shembuj. E para ka krijuar një faqe për eCommerce me produkte për fëmijë, Honest.com, që javët e kaluara tërhoqi një investim prej 27 milionë dollarë. Ndërsa e shumëpërfolura Kardashian është bashkëthemeluese e faqes Shoedazzle.com që u dërgon të abonuarve kundrejt pagesës çanta dhe këpucë të zgjedhura nga ekspertë të modës. Një iniciatë që të mbledhur 60 milionë dollarë kapital në më pak se 3 vjet.

Bota e muzikës mbetet ajo më aktivja në sektorin teknologjik me emra të njohur si Justin Timberlake i cili ka blerë ish-rivalin e Facebook, My Space, dhe është financues i Dekko e Stipple.

Lady Gaga e Kanye West kanë investuar në Turntable.fg, një miks mes një chatroom dhe dj set, që konsiderohet si shumë premtuese në botën e muzikës.

Listës së yjeve të dashuruara me teknologjinë i mungon ende një fitues i çmimit Oscar. Për këtë po punon Leonardo Di Caprio, i cili vitin e kaluar ka investuar në Mobli, një faqe për shpërndarjen e imazheve, të cilën e përdor shumë edhe vetë. Fotografia që do të donte të publikonte më shumë nga të gjitha e dini mirë se kush është: ajo me një Oscar në dorë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar