VIDEO/ Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë

Shqipëria turistike është kthyer në kryefjalë jo vetëm të mediave të huaja, por tashmë ka marrë edhe vëmendjen e figurave më të rëndësishme të botës.

Kësaj radhe, është grupi legjendar ABBA që është filmuar duke kaluar pushime në Sarandë. Në rrejt po qarkullon një video, ku dy vajzat e grupit ABBA shijojnë tingujt e muzikës dhe shfaqen duke kërcyer në një prej lokaleve të natës.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, edhe regjisori legjendar Oliver Stone që pushonte në Jalë.  

Abba janë një nga grupet më të famshme dhe më të shitura të popit në botë. Grupi Abba përbëhej nga 4 persona, Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid 'Frida' Lyngstad.  Grupi u formua zyrtarisht në 1972 dhe u nda në 1982.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK

Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK