Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë, është arrestuar nga policia e Vlorës.

58-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit ‘Prust’, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

‘Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë. 

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.’- njofton policia.