Të gjithë e dimë hapësirën që po zënë rrjetet sociale në jetën tonë.

Madje dhe vipat me famë botërore janë mjaft aktivë duke qenë më afër fansave të tyre nëpërmjet përdorimit të rrjeteve të ndryshme sociale.

paris hilton

Por kjo është kthyer në një problem mjaft serioz për disa prej emrave më të njohur të ekranit.

Hakerat, ndryshe abuzuesit anonimë të rrjeteve sociale kanë abuzuar me të dhënat financiare të personaliteteve si Donald Trump, Britney Spears, Kim Kardashian, Paris Hilton, Mel Gibson, Ashton Kutcher, Hillary Clinton, kreut të policisë në Los Angeles dhe kreut të FBI-së.

mila kunis ashton kutcher

Përveç gjendjes së llogarive bankare, janë botuar dhe numrat e kartave të identitetit, bilanci i detajuar i hipotekave, gjendja e kartave të kreditit dhe shumë detaje të tjera.

Hilary Clinton

E gjitha kjo ka shkaktuar panik tek yjet e Hollywood-it, llogaritë e të cilëve janë prekur nga hakerat, pasi nuk dihet ende nëse janë marë të gjitha të dhënat të cilat mund të publikohen.

(b.t/shqiptarja.com)