Ylli: Bashkëpunim me sipërmarrjen private për përmirësimin e kushteve të punës

/ATSH/- Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, ishte sot i pranishëm në një aktivitet të organizuar në ambientet e Hotel Tirana, me praninë e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, ku nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me sipërmarrjen private.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se kushtet më të mira në vendet e punës për punonjësit janë në dobi të sipërmarrjes, pasi në këtë mënyrë punonjësit janë më produktivë.
"Kemi punuar çdo ditë në përpjekje për të krijuar këtë aleancë me biznesin dhe sipërmarrjen private, qofshin vendas apo investitorë të huaj, për zhvillimin e ekonomisë dhe kushteve në vendet e punës. Gjatë këtyre dy viteve, nisur nga rekomandimet që kemi marrë nga sipërmarrja private, kemi bërë reforma të rëndësishme", u shpreh Ylli.
Po ashtu, ai përmendi disa nga ndryshimet që ka bërë Inspektoriati i Punës në kuadër të respektimit të ligjit dhe të përmirësimit të kushteve të punës. "Së pari kemi përmirësuar shërbimet, kemi mundësuar deklarimet online, sot kemi një sistem mjaft efikas. Nga ana tjetër, përmes një projekti pilot, kemi filluar inspektimet online, ku çdo inspektor pune në terren është i pajisur me kompjuter dhe ka akses interneti, i lidhur me drejtorinë qëndrore për të bërë inspektimin. Ka nisur në Tiranë dhe do të vijojë në qytete të tjera. Kjo do të sjellë përfitim për vetë binzesin sepse do të shmangë burokracitë dhe shkeljet e ligjit", nënvizoi Ylli.
Sakaq, Ylli nënvizoi qasjen e Inspektoriatit të Punës, më shumë si çështje ndërgjegjësimi dhe këshillimi sesa për vendosjen e gjobave. Ai tha se "qasja jonë gjatë kësaj kohë ka qenë këshillimi dhe jo vendosja e gjobave".
Ai shprehu gatishmërinë për të marrë parasysh çdo rekomandim nga përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, për të bashkëpunuar në vijimësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari