Ylli: Berisha, mbaje kurrizin drejt,
ftesë për not pas zgjedhjeve

Ylli: Berisha, mbaje kurrizin drejt,<br />ftesë për not pas zgjedhjeve
TIRANE - Kryetari i grupit të punës për sportin në PS, Fidel Ylli reagon ndaj Berishës. “Zoti Kryeministër në ikje. Dëgjova që sporti më në fund ka hyrë në ligjërimin tuaj. Gjynah...! Shumë vonë për shqiptarët që për sportin u mësove korrupsionin e bixhozin në makinat elektronike të dyqaneve të tua anembanë që s’paguajnë as taksa.

Në 4 vjet ke hapur 2 mijë pika bixhozi e nuk ke dhënë asnjë lek për sportin elitar. Mbase lekët i ke marrë për vetë si notar që thyen çdo verë rekorde përqendrimin në ujë me kembë në tokë buzë detit të vilës qeveritare në Dhërmi. Është gjë e mirë që dhe ti e kuptove falë nesh se sa rëndësi ka sporti.

Të jesh i sigurt se s’të përjashtojmë nga programi. Dhe ti do përfitosh nga Rilindja Shqiptare në Sport pas 23 Qershorit. Do jesh i ftuar special në programin e notit për të gjithë. Edi Rama e unë kemi qenë sportist, ne i mbajmë premtimet tona. Ishalla s’ke probleme me drejtësinë kur të organizohen kampionatet amatore të notit.

Ilir Beqja sekretari ynë për programin nervozohet me të drejtë kur sheh se sa i pacipë je në kopjimin e programit. Por Kopjo sa të mundesh se programi ynë s’ka vetëm si qëllim të rilindë Shqipërinë por dhe të emancipojë të pagdhendurit ende si puna juaj. Një këshillë! Kur flet për sportin mbaje kurrizin drejt qe të jesh më i besueshëm sinqerisht në mbështetje të kopjimeve të tua”, reagon Ylli në Facebook.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com

Redaksia Online
(b.m/shqiptraja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia