Ylli brazilian elozhe per francezin
Neymar: Dua Pogba te Barcelona

Ylli brazilian elozhe per francezin<br />Neymar: Dua Pogba te Barcelona
Në një intervistë për portalin e zyrtar të La Ligas, sulmuesi i Barcelonës Neymar Jr., zbuloi disa detaje interesante të jetës së tij, por edhe dëshirat që ka për të ardhmen. 24-vjecari, i cili po luan sezonin e tij të tretë me fanellën “Blaugrana” tha se do të dëshironte të kishte në të njëjtën skuadër mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba. “Pogba do të përshtatej shumë mirë në organikën e Barcelonës, më pëlqen shumë se si luan dhe se si i bën gjërat. Do të doja ta kisha shok skuadre.” Neymar është rritur duke ndjekur “yje” të ndryshme të futbollit, por modeli i tij i fëmijërisë është një tjetër brazialian, ish-futbollist i Santosit.

“Kur isha fëmije kisha idhull Robinhon, madje mbaja posterin e tij në shtëpi. Mrekullohesha kur e shikoja se si luante te Santosi.” Neymar ka veshur disa fanella si futbollist profesionist dhe të gjitha kanë një domethënie të vecantë për të. “Kam fanellën që kam veshur e parë të cilën e kam veshur kur nisa të luaja si futbollist profesionist, atë të titullit të parë që kam fituar, fanellën e kur nisa karrierën te Barca dhe të kombëtares së Brazilit. Ruaj edhe fanellat e shokëve të mi të skuadrës, të Messit, Suarezit, por edhe të Robinhos, Ronaldos dhe Ronaldinhos. Më mungon ajo e Pogbasë.” Ndër të tjera Neymar zbuloi se miku i tij më i mirë është Dani Alves, ndërsa shtoi se ëndërron të shënojë dhe të fitojë në një finale botërori.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)