TIRANE - Deputeti socialist Fidel Ylli dhe kreu i Frymës së Re Demokratike kanë qenë në sinkron sot kur kanë akuzuar qeverinë se ka abuzuar me sportin shqiptar.

Nga selia rozë Fidel Ylli ka sjellë arsyet se përse kjo qeveri duhet larguar. Ndërsa ka prezantuar programin për sportin, Ylli ka akuzuar këtë qeveri që ka shkatërruar sportin shqiptar, duke nisur që nga dopingu e deri tek politizimi i sportistëve.

“Sporti shqiptar e ka kaluar gjendjen e mjerimit, qeveria ka dështuar në misionin e saj”, - u shpreh deputeti socialist.

Ndërsa po me të njëjtin ton edhe Bamir Topi tha se sporti shqiptar është degraduar që kur qeveria u përfshi në të.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)