Ylli i Dortmund së shpejti mund
të veshë fanellën e Barcelonës

Ylli i Dortmund së shpejti mund<br />të veshë fanellën e Barcelonës
Largimi i Neymar nga Barcelona, ka hapur mundësinë për afrimin e një tjetër lojtari për të mbushur hapësirën e lënë nga braziliani.

Edhe pse Barcelona ende nuk ka shprehur publikisht asnjë interes për sulmues krahu, ka qenë vetë Ousmane Dembele, i cili ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e skuadrës katalanase.

“Barcelona është një skuadër e madhe dhe të gjithë lojtarët dëshirojnë që të luajnë me fanellën e Barcelonës. Është një kënaqësi e madhe të shohësh emrin tënd në listën e lojtarëve që Barcelona do t’i bëjë pjesë të skuadrës. Do të presim dhe të shohim se si gjërat do shkojnë”, është shprehur Dembele për “Gol”.

Sipas “L’Equipe” dhe “Marca”, Dembele shihet si zëvendësimi prefekt i Neymar, i cili u largua drejt PSG për një shifër prej 198 milionë paund, e cila vendosi edhe një rekord të ri në merkato.

bembele

Gjithashtu burime të “L’Equipe” dhe “Marca”, thonë se shumë shpejt përfaqësues të klubit spanjoll pritet të fluturojnë drejt Gjermanisë, për të diskutar një marrëveshje të mundshme me sulmuesin e Borussia Dortmund.

Mësohet se Drejtori Sportiv i Barcelonës, Roberto Fernandes,  do t’i drejtojë personalisht negociatat për të sjellë 20- vjeçarin francez në “Camp Nou”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...