ANGLI- Aktori britanik, i njohur në Hollivud, Rupert Everett i‘u bashkua një grupi me punëtoret e seksit, të cilat në sallën e gjyqit, kanë protestuar kundër mbylljes së dhjetëra shtëpive publike ligjore, në lagjen Soho të Londrës. Ai ishte pranë një 39-vjeçareje shqiptare që kundërshtonte këktë vendim. Këtë muaj 200 policë kontrolluan më shumë se 20 banesa, ku punëtoret e seksit ushtronin aktivitetin e tyre. Policia thotë se përdorimi i banesave është i paligjshëm, ndërsa prostitutat, të mbështetura nga Everet, kanë thënë se gjysma e banesave në Soho tani janë mbyllur. Dhjetra gra kanë mbetur pa punë dhe janë duke u përballur me mundësinë e seksit në rrugë. Aktori i njohur britanik tha se “Londra është bërë Monako.

I gjithë ky qytet është duke u pakësuar dhe ky është një shembull i vërtetë i korrupsionit të përgjithshëm që po ndodh në këtë vend në këtë moment.“. Ai i bëri jehonë frikës se gratë do të jenë të detyruara  të punojnë në rrugë dhe ka cituar vdekjen e Elizabeth Valad, nga vrasësi serial Anthony Hardy. Në Gjykatën Hammersmith, të mërkurën, në prani të gjykatësit Sue Ëilliams, një grua nga Shqipëria, i tha gjykatës se "Askush nuk më thotë çfarë duhet të bënj. Unë jam 39 vjeçe dhe askush nuk mund të më kontrollojë. Unë punoj dhe paguaj faturat, ashtu siç bëni ju". Ajo tha se kur erdhi në Britani vendosi të bëhet punëtore seksi dhe më pas në banesë kishte marrë edhe punëtore të tjera seksi. Ajo shtoi se "Me vajzat u bëmë mikesha të mira. Pas punës ne shkojmë për kafe“.
 
 Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)