Reperja Tayna ka treguar se lojtari i Realit të Madritit, Vinícius José Paixão de Oliveira Júnior i ka kërkuar të mbajë një koncertBrazil.

Kjo dëshirë është shprehur nga futbollisti përmes mundësisë së bashkëbisedimit që Tayna ka patur sot me ndjekësit e saj në Instagram.

Vinicius është me prejardhje braziliane dhe  i ka shkruar reperes kosovare: “Dua një koncert në Brazil”.

Ndërsa Tayna ia ka kthyer me: “Organizoje pra”.

Fansat e Taynas janë bërë deri në Brazil dhe fama e saj po rritet dita ditës.

Kujtojmë që futbollisti kohë më parë ka shpërndarë këngën e saj më të re "Sicko" në profilin e tij, ku ka bërë edhe tagg këngëtaren.

Postimi i Taynas