Ylli Manjani e pranon: Përgjimi për vëllain e Xhafajt është përpunuar, në të u ndërhy para se të publikohej

Ylli Manjani e pranon: Përgjimi për vëllain e Xhafajt është përpunuar, në të u ndërhy para se të publikohej

Ylli Manjani

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se përgjimi misterioz për vëllain e Fatmir Xhafajt është përpunuar.

Por, ai thotë se problem është që tani nuk mund të verifikohet zëri origjinal me atë të videos, pasi Agron Xhafaj u largua në Itali.

Që një audio apo video para se të transmetohet në publik, përpunohet kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!

Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria.

Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!

Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”…

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë

Ylli Manjani

Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 17/05/2018 23:38

    Faqe e zeze je ti mor zoter qe beson nje pijane nje kumarxhi te zytur ne borxhe deri ne gryke qe per nje grusht para cfar nuk ben, jo Agronin po do kishte shitur dhe familjen e tij sic e e ka shitur relisht.U bete gazi i botes .Populli nuk eshte budalla. Te rrofte deshmitari x

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore