Ylli Manjani: Koalicioni PS-LSI
do të vijojë të qeverisë vendin

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se koalicioni PS-LSI do të vijojë të qeverisë vendin dhe pas miratimit të reformës në drejtësi.
 
Sipas tij, arritja e konsensusit është fitore për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, ndërsa theksoi se LSI nuk ka asnjë skenar mosbesimi për qeverinë. “Ne po qeverisim me Ramën, Rama me ne, nuk është kjo tema”, tha Manjani.

Gazetare: Ka tendencë për mocion mosbesimi nga LSI për kryeministrin?
 
Manjani: "Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë. Kjo është një histori që LSI është e njohur për respektimin e marrëveshjeve politike dhe s’kemi asnjë arsye të vëmë në dyshim afatet e respektimit të marrëveshjes politike. Shumë shpejt do vijë momenti sepse ne do duhet të bëjmë një bilanc të funksionimit të gjërave në koalicion, se çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi dështuar, besoj se reforma të mëdha janë bërë, vlerësimi i një koalicioni s’është me një pozicion të caktuar", tha Manjani i ftuar në "Opinion", duke shtuar se: "Ne po qeverisim me Ramën, Rama me ne". 

Gjatë ditës ka qarkulluar lajmi se disa deputetë kanë marrë mesazhe për të votuar reformën. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Manjani.

Për fat të keq ka pasur mesazhe të tilla. Dhe ne ndaj duhet të mësojmë nga ky rast. Partitë politike duam apo s’duam ne kanë të drejtë vendimmarrje. Ndaj këto sms janë gjëra të papranueshme”, deklaroi Manjani.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime