Ylli Manjani propozon 10 masa ligjore, burg pa u dënuar vetëm për krimet kundër jetës dhe ata që kapen në flagrancë

Ylli Manjani propozon 10 masa ligjore, burg pa u dënuar vetëm për krimet kundër jetës dhe ata që kapen në flagrancë

Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani sugjeron 10 masa ligjore lidhur me arrestimet. Ai propozon aplikimin e arrestimeve vetëm për krimet kundër jetës dhe ata që kapen në flagrancë. Ai propozon dhe një Kod unik Procedurash që të jetë protokoll sjellje për çdo proces penal.

Ç'duhet bërë?!

Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje.

Po rendis  edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të stabilizuar disi drejtësinë penale:

1. Masa e arrestit me burg duhet të aplikohet strikt ndaj personave të zënë në flagrancë dhe, në raste ekstreme ndaj të pandehurve nën akuzë për krime kundër jetës.  Ndëshkim quhet dënimi, jo arrestimi!

2. Gjykata nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë.  Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo gjykatë palë!

3. Korrupsioni si vepër penale duhet kufizohet tek zyrtarët dhe jo tek bisneset apo qytetarët.  Këta të fundit duhen konsideruar viktima nga vepra penale dhe duhen marrë në mbrojtje.

4. Fillimi i proçedimit penal duhet të bazohet strikt në mjetet klasike, duke ndaluar kallëzuesit popullorë, politikë, të rremë dhe anonimë.

5. Loja taktike me bashkim e ndarje çështjesh të ndalohet rreptësisht. O heton në mënyrë të plotë dhe arrin në konkluzion të drejtë, ose s’ka hetime legjitime.

6. Duhet ndaluar përgjimi dhe intimidimi i gjykatësve nga prokuroria.

7. Duhet ndaluar menjëherë si abuzim i rëndë me liritë dhe të drejtat, përdorimi i përgjimeve si prova dhe i provave të marra në mënyrë të paligjshme.  Përgjimet janë mjete për të shkuar te prova, jo prova vetë.

8. Prokurorët duhet të jenë përgjegjës ligjërisht, minimalisht duket të ketë përgjegjësi disiplinore, për procedime abuzive, pa incicie bindëse dhe bazuar në prova.

9. Hetimet pasurore duhet të lidhen ekskluzivsht me veprën penale që ka lidhje me pasurinë dhe jo me çdo thashethem.

10. Duhet ndaluar strikt publikimi i të dhënave të siguruara nga ndërhyrjet në jetën private, me pasojë papërdoshmëri dhe pavlefshmërinë.  Ndalimi i gjyqeve popullore me gjetjet nga kontrollet e banesave apo kqyrjet e mjeteve të komunikimit duhet të jetë detyrim absolut.

Këto i konsideroj masa të menjëhershme që duhen marrë.

Sigurisht në një fazë të dytë normaliteti, jo shumë larg, kemi nevojë për një Kod unik Procedurash që të jetë protokoll sjellje për çdo proces penal. Them unik sepse gjykimet e posaçme duhet të marrin fund.

Nuk mund të kemi një procedurë për gjykim normal/të zakonshëm dhe një për gjykim jonormal/të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ecim më tej me gjyqe Nürembergu.

Gjithashtu na duhet një Kod i ri Penal që të dekriminalizojë shoqërinë dhe të vendosë proporcionalitetin në themel të llogjikës ndëshkuese. Një Kod Penal europian që mbron jetën, pronën, familjen, bisnesin dhe dinjitetin.

Dhe po, padyshim që na duhet një gjykatë e Lartë strikt unifikimi dhe një gjykatë Kushtetuese, jo si shkallë e katërt por si garanci kushtetuese e drejtpërdrejtë.

Por deri atëherë, kërkohen ndërhyrje stabilizuese të tipit që përshkrova më lart.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/02/2025 02:58

    O Manjan cfare jane keto,fantazi mejhanesh?!

    Përgjigju
  • Titi: 16/02/2025 01:49

    Ik studio o debil Ja kush ka qenë ministër prandaj u mboll vendi më drogë dhe ky gomari Nuk shikonte asgjë Kush është ai debil që ta kapësh ti duke vjedhur o i pa fytyrë

    Përgjigju
  • Endri: 15/02/2025 14:33

    Shume e drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli