Manjani thotë se tashmë Rama e ka për vete të gjithë tepsinë, ndërsa e ardhmja sipas tij nuk dihet.
Ai shton se kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët, pasi e sigurt është që fituesi kishte strategji më të mirë.
“Basti i fituar. Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama. Disa ditë më parë shkruajta që "nëse e fiton këtë bast, ta gëzojë Shqipërinë"!
Sot e përsëris: Ta gëzojë Shqipërinë! Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin!
Nuk fitoi programi, por barcoleta! Nuk e fitoi kryeministrinë, por i mbeti në dorë!
Ai donte të qeveriste vetëm, ja ku ja arriti kësaj dite! E ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet!
E ardhmja?! Nuk e di! Askush se di! Dyshimet janë stërmunduese! Nuk pritet gjë e mirë! Idetë e rrezikshme të tij mbi demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit, vështirë të kenë pengesa!
Shteti do jetë krejt në dorë të tij! Nuk ka më asnjë alibi që dikush po e pengon!
Sa për blerjen e votave: jam i bindur që janë blerë! Me para në dorë dhe relativisht masivisht! Kanabis solli potencial te madh financiar!
Por, fajin më së pari e ka ai që e shet votën! "Shitësi" i votës është shitësi i demokracisë. Ky është rregulli bazë i llogjikës. Të tjerat janë stërhollime politike e ligjore!
Kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët. E sigurt është që fituesi kishte strategji më të mirë” thotë ndër të tjera Manjani.
dy.b/shqiptarja.com