Ylli Manjani revoltohet me këngën e Adem Jasharit në stadium: Ajo është një këngë e tmerrshme, s'ka lidhje me futbollin
Shkurte Fejza dhe Ylli Manjani
‘Mora Fjalë’ kënga e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, kohët e fundit është kthyer në një ‘himn’ tashmë gjatë ndeshjeve të kombëtares.
Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit.
Por Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka rezerva në lidhje me këndimin e kësaj këngë në stadiume, pasi sipas tij nuk ka qenë futbollist dhe nuk ka lidhje me futbollin.
“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?
Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim.
Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani në një intervistë me GogoCast.
Disa prej komentuesve në rrjetet sociale bien dakord me qëndrimin e Manjanit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë.
“Më në fund e tha dikush,” shkruan një person. “Shumë mirë e ke. Futbolli s’ka lidhje me luftën,” komenton një tjetër. “Të drejtë ke; është bërë himn futbolli dhe nuk e kuptoj arsyen,” shkruan një i radhës.
Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që kritikojnë deklaratën e tij. “Është një këngë patriotike që motivon çdo shqiptar,” thekson dikush. “Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë,” shton një tjetër person.
“Është thjesht një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë,” lexohet në një tjetër koment.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35.1%
Vota total: 643
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokatët që çuan në Kushtetuese Sky Ecc, kërkojnë edhe shfuqizimin e një prej dispozitave që vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët! Seanca në datën 19 nëntor
13 Nëntor, 12:29
-
Ylli Manjani revoltohet me shqiptarët: O legena, që mendoni veç për bukën e gojës! Racë e poshtër (VIDEO)
10 Tetor, 13:09
-
‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC
13 Shtator, 10:47
-
Ylli Pata: Opa-Soma mu, profili i një 'partie patriote'
26 Gusht, 22:38
-
VIDEO/ Mbi karrige dhe duke kërcyer këngë greke, Ylli Manjani 'e djeg' në jug të Shqipërisë
25 Gusht, 14:59
-
Ylli Pata: 'Dueli' Dumani-Manjani, si thelbi i luftës antikorrupsion
30 Prill, 20:05
-
Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin
16 Prill, 17:01
-
Foltorja: Ambasadorët e huaj të kyçen brenda ambasadave të tyre dhe mos të na bëjnë moral, Shqipërinë do e bëjmë vetë
17 Korrik 2023, 11:09
-
Foltorja sulmon Bill Clinton: Me siguri do të takohet me Safetin
1 Korrik 2023, 13:39
-
Habit Ylli Manjani, krahason Berishën dhe Bashën pas goditjes: Lideri përplaset dhunshëm, ndërsa mashtruesi llakos flokët
8 Dhjetor 2022, 13:30
-
Ylli Manjani: Lefter Koka po mbahet në burg kot, SPAK nuk i ka provuar akuzat
23 Nëntor 2022, 22:30
-
Ylli Manjani: Pas Alqi Bllakos të lirohet edhe Lefter Koka, nuk mund të burgosen njerëzit me denoncime partiake
6 Tetor 2022, 17:54
Futbolli nuk eshte lufte, eshte thjesht sport dhe loje. Te intonosh ne stadium muziken e nje kenge perkujtimore nuk i sherben historise.. Prandaj te mos perzihet koha e luftes me nje ndeshje sportive.
PërgjigjuVetëm një fashist nuk do e donte këtë këngë
PërgjigjuNdoshta ka pakes te drejt mirpo duke ditur faktin se esht nje keng qe na ben te duam njerin tjetrin me shum te duam atdheun edhe nese pse nuk esht bash e pershtatshme per futbollin. Po veq 1 pik gjak shiptari me pas ky mut u desht me majt perveti at memin edhe pse e ka te drejte e shprehurit por qija be nonen jem me ni koh qe kur han mut palidhje bohesh hit.
PërgjigjuKëng e mirë
PërgjigjuMALLKUE QOFTE KUSH SNA DO BASHKE .
PërgjigjuManjani ka shum te drejt.
PërgjigjuShume e drejte verejtja e zotit Manjani… clidhje ka Ademi me kombetaren tone…Kosova ka ekipin kombetar te vetin… kemi plot heronj e hymne qe na frymezojne para Ademit…
PërgjigjuFutbolli është argëtim ,bashkim gëzim shpirtëror jo urrejtje,luftë.Çne të këndohet në ndeshje me gjermaninë,zvicrën,italinë,anglinë,belgjikën,spanjën,portugalinë,çekinë,hungarinë ?????
PërgjigjuEdhe kënga ësht argëtim i pengon vetëm atyre qe sjan shqiptar por jan zuzar
Normale që një pushti si ty që delë në protestë në Himarë për fredi bejlerin dhe pas krahëve të tu valëvitet flamuri grekë, i bezdis kjo këngë. Vetëm një të mirë kanë grekët tradhtarëve në radhët e tyre dinë si ti jau mbyllin gojën, kurse ne shqiptarët u dëgjojmë pordhët nëpër media pushtave si ty arian çani me shokë.
Përgjigjuo manjak po more burr shun ne nji njivel te dobet koke ti blun per mullinin e serbit dhe te gjith ata djem qe lozin per Komtaren jan te bit e Adem Jashari ece mos u kno ktyne trimave per mejudhan forc dhe kurajo qe a te kujtohe ne naj rrahi serbi ne beligrad qunat on tu mendu se jan Adem Jashar turp te qoft ty dhe ata si jan siti si Ramosici i juaj dhe dhe turp te koft bre nipash i serbit qe je ti....
Përgjigju"PER TY ATDHE" e Mentor Xhemalit do ishte gjitheperfshirese dhe madheshtore per nje event te tille sportiv.
PërgjigjuSuper
Shqipfolsi i PL ish ministër kukull thotë që kur ka ndeshje kombëtarja duhet të dëgjojmë këngën e baftjarit se ashtu ka qef likja. Një nga njerëzit më të pështir që mban kjo bot je o ylli bashkë me ata që të rrethojnë por do ju vij dita shumë shpejt. Ps. Ju komentuesit që e mbështesni këtë mendim përçarës vetëm sepse jeni ziliqar duhet të keni turp për jetën që po e harxhoni kot.
PërgjigjuKa të drejt Zoti Manjani.Kënga e cila duhet të këndohet nga çdo kush kur luan kombëtarja e jonë këtu mendoj normalisht vetëm për Shqipërin ësht „O ku ka si ty o Shqipëria ime.
PërgjigjuKomandant shqipria sa djem i keni ne fush prej shqipris ju qena
Po himni kombetar çfare lidhje ka me futbollin si psh "prej lufte veç ai largohet qe eshte lindur tradhetor" Pra si himni apo kenga e adem jasharit apo xhamadani vija vija etj jane bersi simbole kombatare mund te perdoren dhe simbole te skenderbeut e Ti do thuash qe skenderbeu ska lidhje me futbollin
PërgjigjuPlotesit e drejt nuk ka lidhje me futbollin futbolli eshte per paqe e respekt per gjithe njerezimin, ne stadium shkohet per te festuar jo per lufte Hymni kombetar eshte I mjaftushem per motivimin e gjithe neve
PërgjigjuKjo kenge ska te bej me futbollin. Duhesh te besh tifozllek e jo lufte. Se po te ishte me zgjedh keng per mu do ishte "cili je cili je" Ismail qemali prapa me vjen historia ose " per memedhene per memedhene eja mblidhuni ketu ketu ose aja o sa mire me ken shqiptar o hej
PërgjigjuI nderuar she I reskektuar duhesh ta dish se kjo keng e Adam jasharit duhet te kendohet pseee sepse po mos te ishte aj Adam jashari kurr populli kosoves nuk kish mundur te merte pjes ne as ni ndeshja futbolli dhe vend kosoves serbija do ishte . Dhe duhet ta di gjdo kush se vet Adam jashari na dha ket liri qe sot e gezojm dhe e festojm dhe per ket arsy nuk duhet ta harrojm ne asi vend ku do qe mer pjes kosova . Eshte mendimi I'm ishalla se kam gabim
PërgjigjuLume po te mos ishte Bill Clinton nuk do te luhej nje ndeshje e kombetaresvKosoves… po te ishin patriote nuk do i kishin tash tre vjet udheheqesit e kesaj lufte ne burg.. dhe jargaviten mbas Albin legenit ..
Pse su kendua Kenga e Vace Zeles, "o ku ka si ty o Shqiperia ime" shkon me shume ne nje event te tille
PërgjigjuKush ka korda zanore te atilla qe te kendoje Vacen. I kane rene shkurt me nje kenge qe e kendon kollaj i madh dhe i vogel.
Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë Është një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë
PërgjigjuKa të drejtë Manjani. Nuk ka lidhje kënga me futbollin. Sa larg jemi që herën e ardhshme të dëgjohet një këngë tjetër me vargje për Çamërinë ? Sa larg jemi që përmbajtje të njëjta, patriotike, të dëgjohen nga anë të kundërta se patriotë janë edhe serbët edhe grekët edhe rusët etj. Është sport, futboll dhe nuk është nacionalizmi motivi i tij. Mos më flisni për himnin. Himni shpreh shtetin, kombin por zyrtarisht po këndojmë këngë të një shteti tjetër, Kosovës (është ajo për çka u bë lufta). Mos më hidhni terma për kombin kur andej nuk pranojnë por i thonë Kombëtare, jo Përfaqësuese. A nuk vendosni më mirë muzikën e filmit Skënderbeu? Ajo të ngre e ku i dihet? Thyejmë çdo Moldavi dhe Ishuj Feroe...
PërgjigjuShumicen e ekipes e keni nga kosova, maqedonia dhe presheva, prandaj edhe kenget ua imponojne ata
Erdhi momenti ku jam dakort me ket trapin Nuk ka lidhje nje kenge per heroin e Kosoves neper ndeshje te kombetares
PërgjigjuKur ka te drejte, ka te drejte. Nje ndeshje futbolli eshte nje sfide sportive dhe kaq. Jo po Kosova, Jo po Serbia, Jo po Adem Jashari. Kendojeni ne stadiumet kosovare kengen e tij dhe boll na u hoqet si ultranacionaliste. Po ta donim Shqiperine e Kosoven ne, nuk katandisej Kosova e Shqiperia ne kete menxyre
PërgjigjuSi nuk te vjen turp ty more Adi keta kosovaretse i quan po kush jemi ne e kush jeni ju po jemi nje ore ik meso historin
PërgjigjuKenga e Jasharit ne stadiume e ne cdo ambiente tjeter duhet te jete e mirepritur e te inkujarohet gjithmon,per derisa eshte inspiruese per fitore.Teksti eshte nje metafore ne permbajtje qe e ka cuar nga fitoria ne fitore kombetaren tone.Ne fund te fundit ndeshja eshte lufte qe cdo skuader hyn ne fushe qe te fitoje.Natyrisht lufta ne kto raste eshte sportivr.Cfare rendesie kane pjese te tekstit te kritikohen me baze paragjykimesh,kur kenga komplet eshte inspiruese ne maksimum per fitoren ne fushe betejen e gjelbert,e qe thrret per bashkim,uninitet,fitore ,triumf,sakrifice,pra elemente baze te suksesit.Askush nuk duhet te behet xheloz i fitoreve te te kombetares tone Shqiperi & Kosove e te improvizoje kritika qe nuk prodhojne asnje pozivitet.
PërgjigjuBoshnjaku ! Nga vet mbiemri ju vini nga nje perceptim tjeter,te nje nje vendi multi etnik me nje te shkuar tragjike,dhe me nje ardhme te zymt ! Kurs un Autoktoni i trojeve Arbnore,do ta deshiroja vendim e te parve te mi,me nje te ardhme Hyjnore, sic e pershkruanin Rilindasit tan : - SE ZOTI VET E THA ME GOJ SE SHQIPERIA DO TE RROJ-ose sic e kendonte e madhja Vace Zela : -PO KU KA SI TI O SHQIPERIA IME-. Ndoshta per ju,dhe shum si puna juaj keto vargje te Vace Zele,ju irritojn sepse nuk i shkojn per shtat festimit te fitores nga nje pjes e mir e lojtareve,sepse jan te shkruara nga nje poet me emrin Gjok (Mirditori Gjok Beci) dhe jo nga nje me emrin Abdulaqim,por ju duhet te pranoni realitetin e bashk jeteses,te dini te zgjidhni vargjet e optimizmit,te krenaris,dhe te bukuris,nga vargjet e ditve te zis,dhe kiamietit.
O TU FOL DREJT MANJANI KTU.
PërgjigjuGuximi per te then e verteten per kengen,esht sepse kan frik si do te reagojn turma e njerezve qe e kan hit ket kang, me nje tekst te dobet dhe poshterues - Qohu Adem se na vran... esht vajtuese dhe jo motivuese,sikur populli i Kosoves,nje kishte,Ademin qe luftonte,keta 2.5 milion te tjeret jan frikacak dhe e pranojn poshterimin ? Esht turp te pararaqitemi si Komb,qe kemi perceptim te dobet logjik,per te ndar gezimin,haren dhe festen,nga dhimbja dhe vajtimi per nje Hero,ku te cdo qenie humane po ta dinte historin e Adem Jasharit do te thonte : Ky Kamikazi qe u hodh ne er,po te vriste veten si individ do ishte HERO,por duke marr edhe familjen me vete ne aktin ekstrem,ciles organizat i perkiste Al Kaides,Isis,apo Hesbollahut ? Aq me teper qe po te shikojm nje video (apo foto) te Jasharit ne nje Od ku ne sfond kishte nje flamur me shkrim Arab,bindja esht 100 % qe nuk behet fjal per trojet Shqiptare ! E vetmja gje qe i mungon kesaj Komtareje,(duke degjuar kengen e Ademit si hapje te ndeshjes,duke par se si e festojn golin,apo fitoren ne fund te ndeshjes,)esht jeleku qe mbahet per raste vet flijimi .
PërgjigjuKenga eshte optimiste,flet per deshmorin e lirine fituar.Me futbollin ka po aq lidhje sa c'ka kenga per Ali pashe Tepelenen me festime te ndryshme qe eshte me ritmike e me melodioze dhe te gjitheve na pelqen te kercejme e te kendojme me tingujt e fjalet e saj edhe pse jane makabre ne krahasim me te Jasharit,/koka ne Stamboll,trupi ne Athine.../! Kam pershtypjen se ne kete rast, me shume se sa ceshtje patriotizmi eshte ceshtje mungese kengesh tifozerie dhe deri diku dhe opinioni i gabuar qe kjo kenge ka sjell fat per skuadren.Cfare mund te presesh nga bestytnite!
PërgjigjuKy gazetari qenka gjeni; dmth thote ne shqiptaret kemi ne gen bashkimin. super. ne staium u ndalua parula plaste ai qe sna do te bashkuar, parullen e hoqi qeveria
PërgjigjuManjani shpesh herë bën sikur i di të gjitha. Në çdo ndeshje futbolli kur luajnë përfaqësueset kombëtare në fillim dëgjohen himnet e skuadrave që luajnë, e ato nuk kanë të bëjnë me futbollin, por me historinë e një kombi. E çfarë të themi , kur luan kombëtarja këto këngë ngrenë shpirtin e tifozëve, Manjani le të këndojë napolonin, është e drejtë e tij, demokraci kemi
PërgjigjuManjani ktu te jap te drejte kjo kang asht me e knu ne Beograd ose te vorret e deshmoreve dhe jo ne neshje futbollit te komtares por na e prun peshqesh Kosovart!
PërgjigjuKe te drejt. Nuk ju pyet kush juve, sepse qe 100 vjet se keni lene asnje gjurme ne histori. Kombetaren e kem te mbyshur nga te trevat e kosoves
Pershendetje sa e di une kenga mora fjale per here te pare ne menyr hymni sportive eshte ndegjuar ne serbi beograd une jam deshimtar posedoj argumente viti 2021
Ka te drejt ,ça esht kjo keng sikur po shkojn ne luft,se kta kosovaret llafe kane se per luft ja mbathin me vrap
PërgjigjuKu e sheh të drejtën, unë nuk e kuptoj. Kur luan kombëtarja këndohen këngë patriotike, jo tallava. Manjani kujton sikur i di të gjitha, është tymi i gjetheve, dhe flet për çdo gjë me kompetencë...
Ka re drejte.
PërgjigjuHera e pare qe ky ka te drejte.
PërgjigjuHera e par qe me pelqen ky
PërgjigjuTe drejte ka . Cfare lidhje ka kjo kenge dasmash kosovare me ndeshjet e kombetares.
PërgjigjuMe thon te drejten kjo nuknka te boj fare me komtaren apsolutisht jooo
kenge e tmerrshme,,ashtu eshhte ke te drejte manjano...
PërgjigjuNë këtë rast manjanin e mbështes.Dikush duhej tu shprehte. Himn mund të bëhet she kënga e rë madhes Vaçe Zela me këngën O ku ka si ti shqipëria ime.