Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
Sali Berisha dhe Ilir Meta gjatë një tubimi
Refreni politik i opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të 2021-shit nuk është sherri i vjetër pa lidhje për Komisionin e Venecias, që u kthye në parodi që nga miratimi i reformës në drejtësi, por “gjakmarrja” e egër mes njerzve të asaj që quhet qendër dhe e djathtë.
Një sherr që nisi prej vendimit të fortë të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.
Vendim, që edhe pse sot e ka humbur vulën zyrtare, fuqinë politike e ka edhe më të madhe. Efekti politik i atij vendimi është situata e sotme, ku kemi një sherr të egër e permanent brenda opozitës. Sherr që merr forma nga më të ndryshmet: që nga përplasja e Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn, Flamur Nokës me Agron Shehajn, Belind Këlliçi me Klodiana Lalën, apo Enton Abilekajn e Ergys Mërtirin.
Kjo përplasje është gjurma e një fakti politik që do të jetë realisht lajmi i zgjedhjeve të 11 majit. Beteja politike mes dy opozitave që janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Opozita e Berishës dhe Metës dhe opozita kundër tyre.
Opozita e Berishës dhe Metës, siç dihet ka refrenin e vjetër kundër SPAK apo çdo institucioni të reformës në drejtësi. Refren që koha e vërtetoi se e kishin thjesht se nuk donin të hetoheshin vetë.
Por ky refren është bërë realisht baza e debatit brenda opozitës. Bazë që shkakun nuk e ka thjesht tek SPAK dhe reforma në drejtësi, por tek linja pro apo kundër Perëndimit.
Ky debat, pavarësisht që Gaz Bardhi e Gjekmarkaj tentojnë t’i hedhin krem dhe mafishe, ai është i ashpër e përnatshëm. Shikohet në nervat e Bushatit apo irritimin e Alibekajt. Të cilët, shënjestrën e kanë të qartë dhe janë më të kthjellët se deputetët e Berishës. Ngaqë ata kan mbrojtur këtë linjë, sipas të cilës drejtësia e re nuk është e Berishës dhe Metës, ndaj është e Ramës.
Apo siç e thotë Lubonja me teorinë e “tre bandave”. Kaq e thjesht është. /TEMA/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.9%
-
Pak
19.8%
-
Nuk kam mendim
5.3%
Vota total: 187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO-Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan! Berisha: Po vjen 'sherifi'
26 Mars, 11:40
-
'Si Lenka Çuko!'/ Rama krah 'Neomalsores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve
26 Mars, 10:40
-
'Deputeti u hoq nga lista!....' Rama ironizon Klevis Balliun i paralajmëron fundin me bufin e kënetës
26 Mars, 09:38
-
Berisha entuziast për ftesën në festën e Greqisë: Takova priftërinj e deputetë
26 Mars, 07:54
-
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
25 Mars, 22:36
-
'Je pak pusht ti Fotaq', Rama krahason Lul Bashën me Koçin te filmi me teto Ollgën: Tek pull mbi qerre nëpër fshat (VIDEO)
25 Mars, 22:04
-
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
25 Mars, 21:29
-
Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt
25 Mars, 21:09
-
Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh
25 Mars, 20:32
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Ylli Pata: Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që iu bashkuan Berishës?
25 Mars, 20:06
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35