Edi Rama ka qenë pagëzuesi publik i bulevardit më “IN” të Tiranës prej vitesh tashmë. Ai para oborrit të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Që është kthyer në një lloj “Hollywood Boulevard”, ku jo vetëm sfilojnë yjet e “Peshqve të Mëdhenj” të filozofit tashmë të famshëm Donald Lu, por edhe ku si në qytetin e engjënjve, bashkë me “yjet” shëtisin dhe hedhin mbetjet e tyre qentë apo macet vip të botës së show biz-it. Të cilët edhe në Shqipëri janë shumë të njohura. Pasi në Bulevardin e Stacionit të Trenit, përvec tapetit të kuq, kemi gjithsesi ecjen e vip-ave. Veshjet firmato si gjithmonë casual, ecjet e tyre, qeshjet, make up-et e kujdeshme: “Shumë bukur Mario”, e natyrisht suvet krejt të fundit në modë.
Siç dhe “Hollywod Boulevard” ka reporterët e tij të famshëm dhe mediat që mbizotërojnë jo vetëm hapësirën kaliforniane apo amerikane, edhe Stacioni ynë i Trenit ka yjet e saj, reporterët e saj, si dhe showbizin që prodhon.
Reflektorët ndërkombëtarë janë të gjithë aty: siç u pa sot kur ajka e diplomatëve të Tiranës ishin si gjyqarët e X Factor që përzgjidhnin talentet e spektaklit më të rëndësishëm në Shqipëri.
Përkatësisht, SPAK është sot, xhanëm jo vetëm sot opozita reale, apo pushteti që i bën të dridhet realisht pushtetarët e mazhorancës dhe qeverisjes.
E ka një gjë interesante në këtë mesele; pasi të gjithë këta “dashnorë mediatik” të prokurorisë speciale dhe drejtësisë së re, para disa vitesh, kur SPAK ishte në ngjizje, e injoronin, tallnin madje edhe prindërit e tyre i anatemonin.
Imagjinoni sot, kur nga një vend i botës Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë parë foton e Nency Vanhorn dhe Silvio Gonzato-s, duke ndjekur zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Dhe anektodat e ambasadorit Lu për Al Caponen dhe filmin e Brian de Palma, janë ende ndër më të shikuarit këtu. Dhe sot Edi Rama ishte i pari dhe i vetmi politikan që uroi kreun e SPAK për zgjedhjen në krye, duke i uruar punë të mbarë dhe premtuar se mazhoranca do të garantojë pavarësinë e institucionin. Fiks lideri i mazhorancës që me kortezi uron kreun e opozitës reale në vend. E cila ndoshta nuk vjen vetë në pushtet, por heq dhe rrëzon pushtete të fuqishme në Shqipëri.
Kjo pra është Panorama e Shqipërisë së sotme, të cilën e kanë zbuluar me vonesë VIP-at e paneleve që e injoruan dhe tallën për vite me radhë. Me që ra fjala po Llalla ku ndodhet, a e mori azilin?!!/ TemA
Komente












