Ylli Pata: A është Ilir Meta, Sanaderi shqiptar?

Ylli Pata: A është Ilir Meta, Sanaderi shqiptar?

Ilir Meta

Ivo Sanader ka qenë kryeministër i Kroacisë. Kur ai u arrestua, vendi i tij u bë anëtar i Bashkimit Europian. Ivo, ishte një farë mënyre pioneri, i rrugës europiane të Ballkanit Perëndimore. Ivo është një model, i asaj që quhet rënia e pandëshkueshmërisë apo rënia në rrjetë e “peshqve të mëdhenj”.

Pas arrestimit të Ivos, rruga u hap dhe sot jo vetëm në Kroaci, por edhe në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, mund të arrestohen zyrtarë të lartë. Sanader ishte model edhe më tej Ballkanit, pasi hapi dritën jeshile edhe në Rumani e Bullgari për shembull. Dy vende kolege me Kroacinë si anëtare të BE.

Pra Ivos, askush nuk prekej. Atje, po te ne? Kush e mban mend komedianin e madh Tik Llalla, për të cilin thonë se ka azil në Itali, edhe pse vendi fqinj nuk ka dhënë azil përveç familjes “Popa” që i mbajti në ambasadën italiane në Tiranë për vite e vite.

Llalla, ka qenë Kryeprokuror kur nisi reforma në drejtësi dhe u përplas me SHBA dhe BE. Ai tha se SHBA i kërkoi arrestimin e Metës dhe BE arrestimin e Berishës. Dhe ai si kryeprokuror qëndroi fort për të mos i arrestuar. Në fakt asnjë gjë nuk i kishin kërkuar, thjesht i kishin kërkuar që të hetojë korrupsionin. Jo tha Llalla, e sipas tij kushdo mund të hetohej, siç i hetojë, por jo Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Po pse? Sepse janë ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Kështu e trajtuan edhe në panelet e darkës arrestimin e Ilir Metës. “Ai nuk mund të preket”. Monika tha “Ai moter…që i vuri Ilirit dorën në kokë”. Pra sipas tyre Ilirit nuk duhet t’ja vënë dorën në kokë, edhe kur ka temperaturë. “Jam Ilir Meta unë o superbudallenj heil heil”. Kjo është fabula gallatë e një drame që flet për miliona asete e cash.

Ndërkaq, fabula politike është se Ilir Meta realisht ka qenë Ivo Sanaderi shqiptar. Pasi arriti të bëhet njeriu i tretë më i fuqishëm politik në vend jo vetëm nga votat, pore dhe nga influence jashtë elektorale.

Për Sanaderin, i cili qëndroi dy mandate si kryeministër thuhej se është një “politikan fitues” edhe pse nuk fitonte zgjedhjet. HDZ-ja e Sanaderit merrte 12 përqind të zgjedhjeve, por gjithmonë ai ishte numri 1, pasi kishte mbledhur rreth tij gjithë pushtetin e parasë që i kishte marrë frymën vendit.

Kush është “Sanaderi shqiptar”, ai që është gjithmonë “fitues” dhe rri gjithmonë në pushtet?

Sanaderi nuk ka pasues, ai thjesht ishte një model, një gurë dominoje që lëvizi mekanizmin e madh në Ballkan.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 23/10/2024 09:18

    Krahasimi me Kroacinè dhe Ivo Sanader,,edhe mund tè shtrohet por natyrisht qè politika shqiptare,eksponentèt e saj tè korruptuar dhe tè pèrdorur nga shèrbimet e huaja pèr interesa antishqiptare,shoqèria shqiptare nè tèrèsinè e saj si shoqèri e kalbur pèrbrènda qè bashkèjeton me tè keqen dhe nuk mbron asnjè vlerè morale, rrènimi total i çdo hallke tè institucioneve shtetèrore saqè SHBA-BE duhet tè nisnin nga niveli zero duke krijuar institucione tè reja,,,,,e bèjnè krahasimin jo vetèm tè çalojè por nè fund fare edhe tè gabuar. Kroacia kishte dhe ka njè nivel krejt tjetèr tè identifikimit tè qytetarit me shtetin kroat. Prokurorèt atje, nuk kishin tè nevojshme kompresa mbi ballè nga ambasadorèt amerikanè pèr vite tè tèra, pèr tè kryer detyrèn. Shoqèria jonè shqiptare, nè kèto 35 vjet, èshtè kriminalizuar aq keq saqè hajdutèria njihet si zotèsi, edhe pse malli i vjedhur èshtè shkatèrrimi i shtetit shqiptar dhe varfèrimi i masave. E vetmja gjè qè do tè pranoja me dèshirè, do tè ishte ajo qè pasojè pèr Kroacinè pas atij arrestimi. Nèse kjo do tè ndodhte edhe me ne, atèherè e ardhmja shqiptare èshtè e sigurtè nè familjen europiane dhe jo nè çizmet e Monika miliarderes qè paguan qindra mijra euro pèr heqjen e shèmtisè.

    Përgjigju
  • 1+1>1: 22/10/2024 21:52

    Të krahasosh një malok 40 këmbësh arrogant i pa principe shantazues intelegjenci fshatareske me një zotëri si Ivo Sanader edhe se ky ma tepër u bë kurban i kancelarive EU ku Kroacia duhej anëtarësua mega afera e tij përflitej deri në 5mil.€ kurse afera me ÇEZ -DIA zgjebat Berisha-Meta shkaktun dëmë financiarë mbi 400 mil.€

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 21:10

    Prit gomar të mbij bar. Iliri është një Sude e shërbimeve sekrete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri