Ylli Pata: Adriatik Llalla, i dënuari për korrupsion që u kthye në personazh parodie

Ylli Pata: Adriatik Llalla, i dënuari për korrupsion që u kthye në personazh parodie

Adriatik Llalla

Mbrëmë nuk ishte e diel, ku zakonisht në televizione janë emisionet humoristike, që bëjnë për të qeshur përgjithësisht me parodi e skeçe me politikanë.

Ishte e hënë, ku Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i dënuar për korrupsion, të cilit ju edhe sekuestrua pasuria e paluajtshme, dha realisht skeçin më të këndshëm prej kohësh.

Performanca e drunjtë e Llallës që ngjan me një personazh abstrakt të trios milaneze: Aldo, Giovani e Giacomo u shpërfaq para “Pim Çekës”-parodisë së Portokallisë, në një gallatë vërtetë lineare.

Avokat Ngjela ka një aksiomë kur thotë se i akuzuari është në një gjendje aq të rëndë psikologjike, sa nuk mund të flasë vetë pasi nxjerr vetëm broçkulla, ndaj i duhet mbrojtësi ligjor.

Llalla fatkeqësisht nuk e kishte në krah Sokol Hazizajn, avokatin e tij, ndaj dhe ngjante dje si një personazh i këndit televiziv delirues “Rrethi Katror”.

E sipas Llallës, Inxhinier Rex Tillerson, një nga specialistët dhe drejtuesit më të fuqishëm të industrisë së hidrokarbbureve në botë, që u bë deri dhe CEO i Exon Mobile, kompanisë lider që është në majën e botës për tregun e energjisë, e më pas u emërua Sekretari i Shteit të SHBA, ka ndëshkuar një jurist me arsim të cunguar që u bë kryeprokuror për të mbrojtur Sali Berishën e Ilir Metën, për interesa të ca puseve në Marinëz.

Megjithatë, Llalla, gjatë intervistës në televizionin e familjes Berisha, ka avancuar në delirimin e tij, edhe në fazë që normalisht duhet të përgjigjet për dëshmi të rremë, apo për shpifje. Ai tha se Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën, duke ndjekur shembullin e Ivo Sananderit. Sipas të gjitha gjasave, logjikës, apo etikës e çdo diplomati, deklarata e Adriatik Llallës është një gënjeshtër e pastër, tipike siç flet Berisha. Nuk ka mundësi, e logjikë që një ambasador e Bashkimit Europian t’i ketë kërkuar Llallës kë të arrestojë.

Ajo që është sipas të gjitha gjasave e vërtetë, është se ambasadorja Vlahutin ka folur me hollësi për precedentin Sanander, gjë që e ka bërë edhe në publik. Madje ka sjellë në Tiranë edhe kreun e Prokurorisë Speciale të Kroacisë, USKOK, Dinko Civitan, homologia e SPAK-ut shqiptar.

Të gjitha qëndrimet e tjera janë dokrra dhe nuk kanë asnjë bazë. Adriatik Llalla hyri në përplasje me SHBA dhe BE kur degdisi që në vitin 2015 grupin e prokurorëve tëe trajnuar në SHBA, që nuk i dekretoi as Nishani.

Më pas Llalla pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tentoi ta sabotojë atë nëpërmjet manipulimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. E këtu pati edhe përplasjen fatale, ku SHBA mori qëndrimin e saj.

Pastaj, kur Llalla përmend emra të përveçëm, pra gazetarë që kanë influencuar me shkrimet e tyre në DASH, është shumë më keq se Alfred Cako. Ai është thjesht një i goditur rëndë në psikikën e tij, pas dënimit dhe sekuestrimit të pasurisë, e natyrisht ka folur, pasi ka frikën që ky dënim do të vijë të rritet, ngaqë mund ta nxjerrë bashkëpunëtor në pengimin e hetimeve edhe më të rëndësishme ndaj zyrtarëve të lartë në vend.

Megjithatë, një krim penal Llalla duket e ka bërë me dashje në intervistën e tij, por që mendon që nëpërmjet asaj të quhet martir. Një martir që u bë hajdut, apo një hajdut i martirizuar…/ Gazeta "Tema". 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veni: 01/06/2021 14:42

    dmth shoku uylli,duhet me te besuy ty e jho llales se ti je lehesi i rames

    Përgjigju
    • Katarakti 2: 01/06/2021 18:37

      O veni! Jetojme ne demokraci dhe cdokush ka te drejte te komentoje si te doje! Por nje gjysemanalfabet, si ty nuk duhet. Meso shkrim e kendim me pare!

    • Vasililesheli: 01/06/2021 15:58

      Jo mor shoku,mos i beso Yllit, se Ylli eshte gazetar,pa prona,pa pasuri. Besoji Llalles qe eshte i pakorruptuar. Nje fshat qe ka blere e ka blere me parate e mareve te Gramshit dhe me shgat e egra qe ia shiste tezja. Zgjidh vete se cilit i beson !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë