Ylli Pata: Çfarë përfaqëson racizmi i orientuar antiafgan dhe si ngjan me “kauzën” e armëve kimike siriane

Ylli Pata: Çfarë përfaqëson racizmi i orientuar antiafgan dhe si ngjan me “kauzën” e armëve kimike siriane

Reagimet në rrjet ndaj afganëve që do të vinin dhe që erdhën në Shqipëri, diku me “humor”, diku me meme, diku me cinizëm, e më pas me fake news-e, ra në sy menjëherë se nuk ishin sentimente spontane që vijnë nga njerëz që kanë mendimet e tyre.

E më pas “rastësia”, ku këto reagime që u kthyen në fushatë, kishte autorësinë e një grupi që prej kohësh ka një qëndrim të vijueshëm politik, e qartësoi edhe më shumë, e po ë bën përditë këtë qartësim se kush janë njerëzit të cilët po e bëjnë këtë fushatë si një propogandë politike.

Duket se kemi të bëjmë, me një logjikë të orientuar qartësisht, sesa me reagime krejt normale të individëve që jo vetëm janë oponentë të Edi Ramës, madje të fortë kundër tij, por edhe kanë qëndrime të tyre kundër ardhjes së afganëve.

Por me kalimin e ditëve, kjo propagandë mori trajtat e një fushate të orientuar e të shënjestruar qartë. “Po vijnë afganë me Gucci e Armani”, shkruajnë mediat pranë Berishës. Ndërkohë qarqe të ngjashme, kanë hedhur lajme të rreme se ndër afganët që po vijnë në Shqipëri janë “baçibazi” pedofila që synojnë përdhunimin e fëmijëve.

Por nuk mbaron me kaq, fakenews-et vijojnë me ritëm të shtuar: “afganët janë punonjës fondacionesh, zyrtarë të korruptuar të Sorros-it që kanë vjedhur paratë e Afganistanit e i kanë marrë me vete”.

Një tjetër fakenews është se afganët po marrin para, duke u strehuar në hotele luksoze, kurse atyre që u janë prishur shtëpitë janë në çadra.

Në linjën e propaganduesve, përveç njerëz tashmë të atashuar në gjithë këto vite jo në kritika, por në krijimin e një atmosfere “konfliktuale”, janë emra të teorive kosnspiracioniste që dalin gjithmonë në raste të tilla, siç kanë tronditur miletin për vaksinat e pandeminë, por janë edhe “aktivistë”, që publiku i ka njohur si udhëheqës së protestave të vitit 2013 për “armët kimike të Sirisë”.

Një “kauzë” që qëlloi se ishte totalisht një makinacion politik dhe aspak një çështje që shqetëson shoqërinë. Është e vërtetë se një pjesë e aktivistëve, e morën me zell çështjen e armëve kimike, edhe për tu gjendur në një kor publik në një moment të rëndësishëm.

Por siç u mor vesh më vonë, dhe siç e kanë bërë të ditur zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ajo ishte nisja e një “antiamerikanizmi” në Tiranë. Jo rastësisht atëherë u zhvillua dhe ambasada e parë para ambasadës amerikane në Shqipëri në 30 vjet postkomunizëm.

Siç doli më vonë, çështja e shkatërrimit të municioneve të Asadit të Sirisë, ishte thjesht një problem që nuk ishte shqetësues. Ata u shkatërruan në Itali, e cila mori edhe benefitet e duhura financiare por edhe politike.

Edi Rama, për atë “JO” pati edhe reperkursionet e tij politike me administratën amerikane, ndërkohe që Sali Berisha dhe Ilir Meta i kishin edhe më të mëdha.

Asnjëherë gjatë asaj kohe nuk pati një debat real mbi çështjen e shkatërrimit të municioneve të rrezikshme të Sirisë, siç natyrisht nuk pati transparencë nga qeveria e Edi Ramës, gjë që edhe e ndëshkoi në përballjen e një zulmi ku më shumë se shqetësimi real i njerëzve, mbizotëronte fake news-i. Raporte ndërkombëtare bënë të ditur se mënyra e sulmit digjital në rrjete me llogari të rreme dhe fakenews-e për të përhapur panik ishin të organizuara nga qarqe që kërkonin influencë në Ballkan.

Trazirat e armëve kimike në Shqipëri, u zhvilluan njëkohësisht me protesta të ngjashme në Mal të Zi edhe Bosnjë. Siç u pa më vonë, në Mal të Zi e Maqedoni, Moska tentoi që të pengonte hyrjen në NATO të këtyre vendeve, edhe me trazira e grushte shteti.

E sot, në një kontekst krejt tjetër, kur gjendja është qartësuar shumë, është riaktivizuar e njëjta logjikë. Mjafton të hapës Sputnik-un, portalin e Kremlinit në edicionin e saj ballkanik dhe ke mo ta mo, si dy pika uji, ngjashmërinë e propagandës ndaj SHBA për afganët, siç ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri.

Qëllimi është i qartë, e kësaj radhe ka vetëm një logjikë; për të amortizuar ultimatumin amerikan për Berishën. Duke synuar krijimin e idesë se këtu si pasojë e politikës amerikane ka shqiptarë që janë jo vetëm të mërzitur, por edhe të revoltuar se po u hiqet buka atyre e po u jepet afganëve.

Pavarësisht se duket si një lëvizje e pamundur, qeveria ka detyrimin të përgjigjet e të flasë me transparencë publike, mbi këto akuza e fakenews-e për afganët që kanë mbërritur në Shqipëri…TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh