Ylli Pata: Çfarë reforme e re në drejtësi po del në breg?

Ylli Pata: Çfarë reforme e re në drejtësi po del në breg?

Parlamenti ka miratuar me votat e mazhorancës një rezolutë që tenton ta kthejë të pakthyeshme atë që ka ndodhur në systemin e drejtësisë.

Që janë vettingu, SPAK dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Nga të treja, e para dhe e treta nuk do të ishin të përhershme. Ne jemi sot 8 vjet nga miratimi dhe 5 vjet nga zbatimi i kësaj reforme. Ndërkohë SPAK ka edhe më pak.

Në këtë atmosferë, apo tartakutin që ka futur SPAK në elitën politike shqiptare mund të thuhet se jemi ende “mirë”. Pasi në këtë situatë, vende edhe më të mëdha si Rumania për shembull vendosi shkarkimin e kreut të Prokurorisë Speciale, Kroacia e mori më qetë operacionin pas arrestimit të Ivo Sanader, e në vendet e tjera nuk ka histori.

Nuk ka fare dyshim që politika nuk ndihet rehat me një “Republikë Prokurorësh” që mund të hapë dosje sipas një liste që i çohet non stop nga njerëzit po të politikës. E kjo listë, pra denoncimet e paraqitura kanë krijuar një “listë pritjeje”, ndërkohë që ka një opinion public që kërkon se përpara listës së denoncimeve të vijohet me dosjet e peshave të rënda: si gërdeci, 21 janari, “Rasti Remzi Hoxha etj etj”.

Po natyrisht që kjo reformëe re, nuk se do të bëhet nga mazhoranca, e cila ka vetëm votat për të miratuar rezolutën Po hyjmë në një fazë që siç thotë edhe rezoluta, bëhet fjalë për kolaudimet e sistemit që vjen nga një sistem i ri, që ka ardhur me shumë furi, por me mjaft probleme. Pamundësi të gjykatave për të marrë vendime, probleme të sistemit të magjistraturës për të furnizuar systemin, aftësinë e avashtë për të kapur ritmin. Përveç SPAK, prokuroritë e tjera apo edhe gjykatat nuk e kanë fuqinë apo e mundësinë për të kapur ritmin. Që natyrisht kërkojnë një ndryshim. Duke nisur edhe nga mënyra dhe procedura edhe e operimit të organit të akuzës.

Jemi realisht në një momentum që duket se është i ri, e që i shkon opozitës, duke filluar me atë të Sali Berishës dhe Ilir Metës që nuk e njohin këtë sistem, si një ofertë për tu përfshirë.

Siç i shkon edhe SHBA edhe BE për tu përfshirë, siç ndodhi në 2016-n.

Si ofertë duket mjaft joshëse ndaj asaj pjese të politikës që e ka kërkuar dhe e kërkon çdo natë në panele se duhet një ndryshim.

Megjithatë, dilemma është: a do të jetë transparente apo si amnistia e miratuar së bashku me Foltoren? E cila, ngaqë nuk votoi kundër, gjasat janë që të hyjë në negociata për reformën e re, për draftin e saj. E këtu nis historia, e cila gjasat janë të jetë thelbi i argumentit politik deri në zgjedhjet e 2025-s. /TemA

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Non-grata: 28/05/2024 05:26

    Zhurmë zhurmë shumë zhurmë shumë zhurmë. Jetojmë në reform.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit