Një vit pas arrestimit alla reality shoë nga dy oficerë me një bexh alla FBI, sot Erion Veliaj ka arritur realisht një fitore shumë të rëndësishme. Fitore më shumë se dy dy fishe, pra palëve që kishte kundër në proces; Kryeministrinë dhe Presiencën, është me shumëfishe.

Sepse vendimi i institucionit që intepreton ligjin themeltar të shtetit, është rikhyer në traditën më të mirë të këtij institucioni, ku i thotë ndal dikujt që kujton se mund të mbjellë erën edhe furtunën.

Me këtë vendim, Kushtetuesja ka rikthyer e fuqizuar së pari sovranitetin e votës së qytetarëve që e kanë zgjedhur Erion Veliajn tre herë në krye të Bashkisë, numra që janë më shumë se 10 herë më shumë se një deputet, i cili as mund të rrëmbehet, as mund të arrestohet, e as mund të shantazhohet nga proxy mediatikë të ndryshëm.

Konkretisht sot në Kushtetutën e Shqipërisë, presidenti, kryeministri, një deputet, nuk mbajnë përgjegjësi përveçse përkundër një krimi të dukshëm dhe të rëndë. Por një deputet zgjidhet më më pak se 11 mijë vota, atëherë si mund të arrestohet një kryetar bashkie që zgjidhet me 160 mijë vota?

Në të shkuarën dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese kanë rëzuar shkarkimet e dy prokurorëve të Përgjithshëm, pasi e kanë konsideruar shkelje të një mandati kushtetuese të një vote Kuvendi.

Kurse në këtë rast është rimëkëmbur nga një prokuror vota direkte qytetare. Që është së paku një moskuptim i Kushtetutës.

Asgjë nuk do të ndodhte e nuk ndodh në asnjë vend të botës nëse një organ ngre një akuzë. Kemi pasur kandidatin e sotën për kryetar bashkie të Neë Yorkut, Andrea Cuomo-n nën akuzë, por që nuk e hoqi kush deri sa vetë dha dorëheqjen.

Në Europë raste të tilla ndodhin përditë. Vincenso de Luca, guvernatori epic i Campania-s i ka pasur rastet në Prokurori kapicë. Ka fituar mandatin e dytë me 70% të votave. Të tretin nuk ja dhanë me frikën se do të kërkojë të bëhet kryeministër.

Nejse, ngjarjet me rastin Veliaj apo edhe raste të tjera, që kanë ardhur nga denoncime të PD-së, kanë pasur brenda protagonizma apo shiringa të tjera, që mund të kenë ndezur mjaft xixëllonja.

Gjithsesi vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur sot e për më tej një standard, që sa për SPAK shkon edhe për kryeministrin e presidentin që ishte palë në proces. Natyrisht edhe për juristët e tyre që treguan një nivel të lartë sjelljeje juridike.

Gjykata Kushtetuese ka treguar qartë se shkarkimin e Veliajt nuk e ka konsideruar një mungesë por një nxjerrje nga zyra ka arsye. Dhe kjo është një vulë e thatë, e cila qartësisht do të konfirmohet nga Strasburgu, përkatësisht Gjykata Europiane për të drejtat e Njeriut.

E nga ky vendim nuk fiton vetëm Erion Veliaj, por çdo kush tjetër që ndjehet i kërcënuar nga e ashtuquajtura “Republika e Prokurorëve”. E cila sot është rrëzuar!/Tema