Ylli Pata: Dodiku dhe Berisha, pse mbiu ky kombinim prej 24 orësh në opinionin shqiptar?!

Ylli Pata: Dodiku dhe Berisha, pse mbiu ky kombinim prej 24 orësh në opinionin shqiptar?!

Ish-kryeminsitri Sali Berisha

Edhe sikur ta kishin nxjerrë kundërshtarët më të egër të Sali Berishës, nuk do të kishim ardhur deri këtu, ku brenda 24 orësh, është hedhur në eterin poblik të Tiranës çiftësimi i Sali Berishës me kreun e Republika Srbskas, më qartë pasardhësin politik të Radovan Karaxhiçit, Milorad Dodik.

Në fillim u hodh gjatë emisionit të mbëmshëm në Opinion, e sot u tha nga një zyrtar i rëndësishëm i PD-së dhe përkrahës i Berishës, siç është Gent Strazimiri.

Çfarë ndodhi? Mbështetës publikë të Sali Berishës, për të relativizuar statusin e rëndë të tij në letrat e shtetit më të fuqishëm të botës, pra SHBA-së, ku është cilësuar Non Grata, bënë të ditur se një zyrtar i lartë Amerikan, e ju referuan të dërguarit për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka takuar Milorad Dodik, i cili është sipas tyre gjithashtu me status të njëjtë me Sali Berishën.

E sipas tyre, derisa zyrtarët amerikanë, takuan Dodikun, ndaj të cilit kanë vendosur sanksione, do të takojnë edhe Sali Berishën, nëse ky i fundit do të nusërojë edhe njëherë e të zgjidhet kryeministër, siç e tha si doktori, apo edhe Evi Kokalari.

Binjakëzim më të mirë, Sali Berishës nuk ja kanë bërë edhe kritikë të rreptë të tij që e kanë akuzuar si agjent serb sesa aleatët e tij.

Milorad Dodik, në vitin 2017,  u ndëshkua nga Departamenti Amerikan i Thesarit, si shkaktar i prishjes së Marrëveshjes së Dayton-it. Dodik, jo vetëm ju bllokuan pasuritë, por ju ndoq çdo lëvizje financiare e mundshme.

Kjo në fakt ndodhi paralelisht me sanksionet e qeverisë amerikanë ndaj zyrtarëve të lartë të Rusisë, oficerëve të shërbimeve secrete, por edhe biznesmenë rusë të lidhur me koporata shtetërore si Rosneft e Gazprom. Ndërmarrje, që janë dyshuar se kanë financuar trazirat e viteve 2016 në Mal të Zi, Bosnjë, e Maqedoninë e Veriut.

Pas sanksioneve nga Departamenti i Thesarit, Dodik u kthye në një nga njerëzit më të frekuentuar të Vladimir Putinit.

Kreu i Republika Srbska-s, edhe përpara se ishte nën sanksione nga qeveria e SHBA, por sidomos tani që konsiderohet si një kukull e Vladimir Putinit në Ballkan, quhet një kundërshtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E në logjikën e tij si kundërshtarë, Partia e zotit Dodik, nuk ka qenë aleate e SHBA-së, jo sot, por që prej kohës që ajo drejtohej nga një farë Radovan Karaxhiç, Biljana Plavshiç, e të tjerë personazhe që janë të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës.

Në këtë kontekst, edhe Sllobodan Millosheviçi, i cili ishte jo vetëm kundërshtar i SHBA, por i akuzuar zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë për Krime Lufte, ishte në një fazë interlekutor, ku zyrtarë të SHBA zhvilluan negociata, Por këto negociata quhen bisedime lufte me njeriun që e bombarduan.

Kurse Shqipëria është vendi që konsiderohet nga SHBA, aleat i ngushtë politik e partner në NATO.

Dodik është kundërshtar i NATO-s, anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në Aleancë dhe partizan i lidhjes me Rusinë e Putinit. Nëse lidhja bëhet në këtë aspekt, atëherë diskutimi bëhet ndryshe. Por Sali Berisha, ndryshe nga Dodiku, nuk është kryetar shteti apo etniteti, por vetëm një mbeturinë politike e një kohe të shkuar.

Megjithatë, diskursi që bëjnë mbështetësit e Berishës që e krahasojnë me Dodikun, që a do të flasin amerikanët me të nëse bëhet kryeministër. Nuk do shumë mend që do flasin, pasi Amerika politikën e njeh më mirë se ne, por nëse Berisha do të ishte në lëkurën e Dodikut, Shqipëria nuk do të ishte një partner i SHBA, madje ka shumë gjasa edhe jo anëtar i NATO-s.

Edhe pse përkrahësit e doktorit thërrasin se ishte Berisha që e futi Shqipërinë në NATO. Po të ishte kështu, Uashingtoni të paktën do të kishte pak mëshirë për të…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 11/11/2021 21:31

    Mire o mire po megjithe pathosin revulocionar ne emer te kuadrit te parrise, sikur ja fut cik kot. Antaresimi ne NATO u be ne 2009 dhe nderkohe nje President i SHBA vizitoi vendin, dhe Berishen specifikisht. Tani mua nuk ma ndjen as per Sale apo Ilir apo Rama, te gjithe nje emerus i perfshin:autokracia. Shqiperine ne Nato nuk e futi as Sala dhe as Bala, erdhi koha, rrethanat, vullneti i nje administrate ne SHBA, dhe u kry. Ashtu si BE. Po lodhet Rama si ajo neper breke se do te pozoje ne rrjete sociale. Po kur ti vike koha. Edhe Sali ndaj e nisi procesin atehere me librin e pergjigjeve per KE, per foto e kapital per zgjedhje. Por ja qe po i vjen si duket radha per se treti ne qeveri qe ta beje foton. Nejse, si militantet e Sales dhe ju te Edit nje problem keni: servilizmin dhe mungesen e karakterit. Nuk ngrihi dot ne nivel intelektual dhe qytetar. Per fat te keq.

    Përgjigju
  • Mokra: 11/11/2021 19:41

    Berisha panvarsisht populizmit te tij,ne fakt eshte me antidemokrat dhe pro serb se Dodik,jo vetem se eshte dhenderr sebie,por ka dhe gjak serb,si i tille ai eshte vellai siamez i kriminelit Dodik

    Përgjigju
    • Kokra si parisi: 11/11/2021 21:21

      e kupton ku ke mbetur..ne moker....nqs sdo e lidhja me fshehjen e enrver hoixhes gjat luftes...as do e doja ku binte

  • O tej: 11/11/2021 18:28

    Berisha jo vetem mbeturine por jashtqitje zorres trashe eshte

    Përgjigju
    • rilindkenga: 11/11/2021 21:19

      kendo kendo se shfryhesh

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë