Ylli Pata: Donin interpelancë apo ta shqyenin Edi Ramën?

 Ylli Pata: Donin interpelancë apo ta shqyenin Edi Ramën?

Opozita sot në Kuvend

Nëse opozita, që është shumë laramane, e është logjike të jetë kështu, do të kishte një narrative që do ta vinte Edi Ramën me shpatulla për muri, do të kishte fatin e një parlamentari të ri shumë vite më parë. Bëhet fjalë për Taulant Ballën, i cili mjaft kohë pas 15 marsit 2008, pra kur ishte dhënë vendimi për hyrjen e Shqipërisë në NATO etj etj, doli në Parlament, e foli për aferat e Shkëlzenit dhe Argitës si agjentë financiarë të qeverisë.

Sali Berisha u tmerrua, e ju kthye direkt: “Nëna jote, motra jote është prostitutë. Ta bëj fytyrën si kpuca. Ore ta bëj fytyrën si kpuca.

Taulanti, shikohet në video që i ka shtuar, ore je në rregull ti. Ore ta bëj fytyrën si kpuca, motra jote nana jote janë prostitute”. Kështu tha kryeministri, i cili realisht atë moment nuk ishte më kryeministër. Sepse opozita kishte përmbysur narrativën politike.

Sot opozita sipas gjasave kishte vendosur ta priste në kurth Edi Ramën, e më pas ta godiste papushim. Kryeministri vendosi që të mos marrë pjesë në planin e opozitës. Në rend të parë në logjikë, Edi Rama e ka shkelur rregullin e një kreu të mazhorancës që të jepte llogari para Kuvendit, por opozita këkronte inteprelance apo kërkonte ta shqyente kryeministrin që e kishte ftuar në një kurth, ku përveç shigjetave nga lart, kishin llogaritur dhe kamat në zemër.

Ja nuk erdhi Rama si cjapi te kasapi, po ku ështyë fabula e tyre, pra thelbi i inteprelancës. Le ta bëjnë publike. Përse e akuzojnë Edi Ramën. Se sot në Kuvend, Bardhi me shokë çfarë nuk thanë se paratë janë vërtitur nga Rama te agjenti i FBI-së e përralla të tjera, por që secila prej këtyre tezave dukej si pas dopjos së shtatë. Inati i sotëm i opozitës ishte sepse nuk erdhi Rama.

Por këtë inat mund ta shpërthenin, shpërfaqnin, edhe ndaj mazhorancës. Përse s’e bënë? Logjikisht ka dy arsye: Ose nuk kanë argumente të plota, ose e kanë lënë për fushatë. Por me logjikë ata nuk kanë pritur një interpelancë, por një pusi ku ta shqyenin Edi Ramën. Pasi ndryshe nuk se mund ta rrëzojnë…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 02/02/2023 23:48

    Rafte pika mi xhan, rujeni more Ramen se mos ua hane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë