Ylli Pata: E kanë me Bashën? Po pse sulmojnë SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim?!

Ylli Pata: E kanë me Bashën? Po pse sulmojnë SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim?!

Yuri Kim dhe Lulzim Basha

Ishte e pritshme një furi ndaj Lulzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes për PD-në në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjeshshme. U pa që të dielën në darkë, kur selinë e PD-së e kishin braktisur të gjithë se jemi në një proces që parashikon furtunë.

E realisht, çdo debat e proces zgjedhor brenda forcave politike është dialektik e normal, mjafton që t’i përshtaten një logjike që i përshtaten një forcë politike alternative që përgatitet për të qeverisur vendin.

Edhe pse çudit shpërthimi i Dumës, Saljanjit, apo edhe të tjerëve që deri dje ishin mbështetësit më të fortë të Lulzim Bashës, gjithsesi është pjesë e dialektikës politike.

“Ne nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit, as dorëheqjen, ai do të kishte dhënë atëherë kur Berisha jo vetëm nuk ja kërkoi po i doli në krah, së bashku me ne dhe ata që i ngritën gijotinën në stadium”, deklaroi Grida Duma në Kuvendin e 19 dhjetorit, ndërsa mbërëmë i kërkoi largimin.

Duket se të gjithë janë kthyer në bisha politike, ku ndjejnë nga larg erën e gjakut të viktimës së radhës që sipas ligjit të xhunglës, fiton ai që nis ta shqyejë i pari. Sepse vetëm kështu do të marrin prenë e presë që i kanë shqyer edhe kockat.

Në politikën shqiptare, madje edhe në ambientin social shqiptar ky është lejtmotiv, pra goditja kur je më i dobët dhe servilizmi kur dikush është i fuqishëm.

Por nga mbështetës së Sali Berishës, të cilët kanë të gjitha arsyet të gëzohen për këtë skenë që të kujton “Mbretin Luan” ku Scar-i plak pret në shpellën e tij që Simbën ta shqyejnë hijenat e tij, nuk po shfaqen shumë shenja entuziazmi.

Atyre nuk po i mjafton fare kjo kryqëzatë ndaj Lulzim Bashës, madje po i quajnë hipokritë deputetët që nisën sulmin ndaj kryetarit të PD-së.

Ata e kanë gjetur prenë e tyre; është ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në rrjete, media apo edhe biseda televizive, nuk po rreshtin ta bëjnë atë si fajtore të renditjes së PD-së në vendin e tretë në bashkinë e Vorës.

Një shenjë e qartë, dhe e egër që të kujton realisht instiktet më të frikshme të një bishe të mllefosur dhe plagosur që është përzënë nga tufa dhe është degdisur të jetojë me hijenat në shpellat e kobshme.

Një sinjal politik që Sali Berisha nuk ka asgjë me Lulzim Bashën si person, pasi atë ai e vuri dhe e mbrojti për 8 vjet, por thjesht e ka me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj. Shikoni komentet dhe fotot që ata sjellin tërë cinizëm a thua se ka konkurruar Yuri Kim e jo kandidatët e PD-së në Vorë e Rrogozhinë.

Çlidhje ka ambasadorja amerikane dhe qeveria që ajo përfaqëson me proceset në PD. SHBA ka qenë e qartë, kërkon që Partia Demokratike të jetë një forcë politike demokratike dhe perëndimore që të mos drejtohet nga një politikan i shpallur Non Grata për Korrupsion të rëndësishëm.

Ish-kreu politik i Shkodrës, pikërisht pas humbjes skandaloze në 6 mars, kërkon bashkimin e ngjizjes së PD-së me strukturat e Sali Berishës. Natyrisht, shenjë e qartë se strukturat që ai ka drejtuar në Shkodër kanë hapur rrugën për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”.

Megjithatë, është krejt normale që ata që mbështetën Lulzim Bashën, tani të ndërrojnë mendjen e të rikthehen sërish tek Scar-i-Berisha, të cilin mund ta shikojnë si një bishë më të përshtatshme për xhunglën shqiptare.

Po ç’punë kanë me SHBA-në e qeverinë e saj? Ajo ka qenë e qartë: nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë politike që ka Sali Berishën në krye! Apo mendojnë se do të ndryshojnë mendim.../TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis