Ylli Pata: Efektet që solli finalja e UEFA-s në Tiranë

Ylli Pata: Efektet që solli finalja e UEFA-s në Tiranë

Pritej që do të kishte polemika përpara zhvillimit të finales së Konference League nga palët politike në Tiranë, siç ka gjithnjë për evente apo vepra të rëndësishme publike.

Megjithatë, përveç një frike e shqetësimi nga mediat italiane mbi problemet që mund të dilnin nga kapacitetet e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, nuk ka pasur shumë përplasje mes palësh apo në panelet televizive. Përveç disa zërash mediatike kritikë me qeverinë, gjithsesi nuk kishte qëndrime nga aktorët politikë në rangun qëndror apo lokal.

Qënia e Armand Dukës si një organizatorët e finales, i cili është politikisht i afërt me opozitën dhe mediat pranë saj, duket ka shuar mundësinë e një përplasje që shpesh ndodh tek ne.

Pak vite më parë, e gjithë opozita me Sali Berishën në krye të “rreshtit” deklaronin se stadium po ndërtohet për të bërë me kullë Edi Ramën dhe të vëllain e tij, e se kullës do t’i vihet emri i Kristaq Ramës. Opozita, tha njëherë se Marco Casamonti, pra arkitekti i projektit të stadiumit nuk është autori i tij, atë e ka bërë vetë Edi Rama. Pastaj, kur Casamonti foli për projektin, thanë se ai është burgosur, gjë që nuk ishte e vërtetë. Ndaj tij ka pasur një hetim, por më pas u mbyll, duke e cilësuar të paimplikuar për akuzën ku ishin përfshirë zyrtarë të bashkisë së Fierences. 

Pra në momentin që flitej në Tiranë, mbi Casamontin nuk kishte asnjë akuzë, ai është një nga arkitektët më të njohur jo vetëm në Itali, por edhe në botë, e konsiderohet një nga më inovativët e fushës së tij. Kurse në panelet e darkës, por edhe nga “qytetari digjital”, arkitekti fiorentin konsiderohej si i “korruptuar”. Por me tu ndërtuar stadium, e ku përveç ministrave me radhë e politikanëve të mazhorancës, shfryjnë “panairin e vanitetit” në rrjete sociale si politikanët e opozitës, por edhe “skifterët mediatikë” anti-rama. Askush s’flet për kullën, Casamontin, e përronjtë psiqikë që u përdorën pa fund.

Madje u bënë edhe mbrojtësit e stadiumit, i cili është “pagëzuar” edhe në “Kuvendin e 11 dhjetorit”, gjatë përplasjeve ndërmjet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të FSHF-së, Armando Duka. “Do ta çojnë finalen në Shkup dhe Athinë, madje ata janë gati”, thuhej në tituj e panele.

Toni u ngrit në ditën para ndeshjes, kur tifozët e Feynoordit u përleshën me policinë. “Ja e sheh, i morën para dhe nuk përdorin gaz lotsjellës, siç kanë përdorur me opozitën”. Kur në fakt, rregullorja është e qartë: lëndët lakrimogjene përdoren kur sulmohen dhunshëm institucionet e shtetit apo edhe rrezikohet jeta e punonjësve të policisë. Në moment që tifozët e Feynoordit sulmuan makinën e policisë, u përdor gazi lotsjellës.

Ne fund ndeshja u krye, të gjithë të lumtur, duke nisur nga “Panairi” i ministrave dhe deputetëve, e panelistët  që postuan foto me VIP-at e botës së futbollit.

Tirana u kthye në thuajse një javë në një qendër graviteti europian, ku përveç transmetimit televiziv ardhjes së mbi 40 mijë vetëve si sportazhës të dy skuadrave që u ndeshën në finale, ishin edhe një listë e rëndësishme VIP-as të vërtetë botërorë, të cilët janë realisht influencer. Vetëm postimet e Tottit me të birin, apo regjizorit superpopullor Carlo Verdone nga Tirana dhe Air Albania, kanë një shikueshmëri prej disa milionësh.

Megjitithatë sfida e vërtetë ishte që të mos kishte asnjë incident të rëndë, që pastaj gjithçka nga eventi të marrë emrin e incidentit, si dhe të mos shfaqen probleme që cilësohen “gozhduese” në lidhje me pastërtinë, kaosin në aeroport apo probleme logjistike. Në vitin 2017, në Shkup u organizua në gusht finalja e Super Kupës së UEFA ndërmjet Real Madridit dhe Mancester United. Ku merrnin pjesë përveç Kristiano Ronaldos edhe yje të tjerë që ishin në majën e futbollit botëror. Megjithatë, problemet në aeroport dhe në lidhje me higjenën patën mjaft mbulim mediatik dnërkombëtar.

Ndërkaq për finale e Tiranës nuk pati asnjë sinjal të tillë nga mediat e huaja, përveç mediave tona online që nxorën disa tifozë duke urinuar, ndërkohë që kishin ngjitur tualetet publike portative.

“Gjetëm një qytet të pastër dhe të mirëorganizuar” deklaroi CEO i Romës, i cili është i vetmi klub Italian i kuotuar në bursë dhe është pronë e një grupi shumë të njohur amerikan me president-miliarderin, Dan Friedkin.

Po sa fitoi Tirana në ditët e “invazionit perëndimor”? Në vitin 2017-n, zyrtarët e Shkupit deklaruan se fitimet e hyra në qytet gjatë eventit shkojnë në 20 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse është i rëndësishëm natyrisht sasia e parave që kanë hyrë në ekonominë e kryeqytetit shqiptar, më efekt ka e ardhmja. Eventet e rëndësishme, janë kthyer për qytete të rëndësishme europiane si një burim i çmuar ekonomik dhe sidomos punësimi. Barcelona, përshembull, përveçse një destinacion turistik i rangut të parë në Europë, dhe një nga qytetet më të famshme për futbollin, është edhe një nga më të njohurat e organizimit të panaireve apo eventeve sportive e olimpike. Mbi të cilat ka krijuar një industry të tërë që prodhon të ardhura në ekonomi. E kjo logjikë duhet të jetë edhe një mësim për Tiranën, sidomos pas kalimit me sukses të provës me finale e djeshme./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis