Ylli Pata: Gara me libër shtëpie kundër Ramës, Meta e Berisha përgatisin opinionin për bojkotin e zgjedhjeve lokale të 2023-shit

Ylli Pata: Gara me libër shtëpie kundër Ramës, Meta e Berisha përgatisin opinionin për bojkotin e zgjedhjeve lokale të 2023-shit

Sali Berisha dhe Ilir Meta

“Atë ligjin do t’ja fus në vendin që e pëlqen më shumë”. “Le ta provojë, sa i vlen lëkura”. Në këto ditë gushti, përveç nëpërkës me uniformë blu të Elbasanit, po përjetojmë edhe një garë të fortë mes dy protagonistëve të muajit pa panele, për të trashur zërin apo edhe mbushur tiktokun politik.

Kjo situatë realisht ka edhe një shpjegim, se ata që trashin zëri nëpër panele, nuk se e kanë pasur mundësinë në këto pushime që duken shumë të gjata, e që më të gjata do të duket nga një ndryshim apo rikofigurim i emisioneve të darkës. Ku duket se do të ketë zhvillime të rëndësishme, ashtu si në Parlament, ku pritet të miratohen ligje të forta. Ligje, që siç ka thënë Taulant Balla, nuk do të lejojnë që non grata-t të kenë poste publike, apo edhe ata bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit që i kanë devijuar komisioneve të mëparshme.

Duket jemi para një situate provokative, ku mazhoranca do të ndërmarrë nisma ligjore, që prekin Sali Berishën e Ilir Metën. Një logjikë thotë se ky zhvillim do të kthejë dy Presidentët në martirë, në viktima të një regjimi siç e quajnë ata, port ë një pushteti që kontrollon Parlament, qeveri, por edhe pushtetin vendor. Një pozitë që do ta preferonte çdo lojtar politik në botë, ku ai të jetë strumbullari i persekutimit të një pushteti, e në fund nga përplasja me pushtetin, i godituri të vijë në krye duke fituar zgjedhjet si shpresa e shoqërisë. Por realisht, pas shpalljes non grata të Sali Berishës, por edhe të tjerëve, Tirana zyrtare nuk ka marrë asnjë vendim që të rregullojë me ligj këtë zhvillim të fortë që i vjen nga Uashingtoni. Përveç rastit të Adriatik Llallës që vjen nga SPAK. 

Po si shkohet rasti i Ilir Metës, që sipas Autoritetit të Dosjeve është bashkëpunëtor Sigurimi e ka pasur të gjitha postet e këtij shteti, e Shkëlqim Selami që u largua nga pozicioni i deputetit sepse kishte marrë gjobë për tejkalim shpejtësie në Itali. Selami, u largua edhe pse nuk e pranoi asnjëherë atë vendim të Adriatik Llallës. Nuk bëri parti të re, por vendosi që të mos përkrahë LSI-në, pjesë e të cilit ishte. E në Vlorë LSI nuk mori më deputetë. Sot LSI nuk ekziston, por ka një parti të re, që Ilir Meta e krijoi tak fak. Partia e Lirisë, përveç se logjikës që do të kandidojë Ilir Metën për kryebashkiak të Tiranës, nuk se ka një vizion tjetër në qytetet e tjera. 

Si Meta, ashtu dhe Berisha nuk se po përgatisin ndonjë kandidat për zgjedhjet e ardhshme bashkiake. Madje Ilir Meta ka thënë se para zgjedhjeve bashkiake do të ketë ato parlamntare. Po si do t’i arrijë Ilir Meta zgjedhjet parlamentare? Vetëm me një revolucion që të shkundë e shkatërrojë gjithçka sat ë vijë ai dhe Berisha në qeveri. Pasi me zgjedhje, nuk se ja kanë arritur.  Por a mundet vallë Meta e Berisha ta rrëzojnë Ramën me rrumuja? Pra me atë që Meta e quan revolucion antiamerikan? Mund ta bëjë sikur ta përkrahin njerëzit, por Meta dhe Berisha janë personat që kanë përkrahjen më të vogël në publik, jo vetëm Rama por ja u merr edhe Kreshnik Spahiu. Një sondazh i zhvilluar nga një institucion shumë prestigjoz ka arritur në përfundimin se Meta dhe Berisha mund të ndajnë vetëm pjesën e opozitës radikale. 

Mazhoranca e Edi Ramës, është për tu mundur, por asnjë prej ish-presidentëve nuk duket si pretendent. Pasi realisht fjalëkryqi më i madh politik në Shqipëri është se çdo të ndodhë me opozitën. Të cilën as Sali Berisha e as Ilir Meta nuk po e kontrollojnë dot.  Deri tani po e bëjnë vetëm me konferencat e shtypit që zëvendësojnë panelet, por duket që nuk janë gati për zgjedhjet vendore të 2023-shit. Madje kanë bërë gati edhe tezën për t’I bojkotuar, duhen përpara zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Po a do të fajësojnë sërish Monikën e Lulin?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 20/08/2022 07:57

    Papritur, shkruesve te Rames iu kujtua fjalori banal i Metes. Nuk u ka bere pershtypje per vite me radhe banaliteti mediokerr i Ramizmit, apo i kerricit Veliaj me "b..." e sportit. I ka prek Meta! Sidoqofte, jane njesoj maskarenj dhe te ndyre dhe nuk ka me keq sesa ciraket mediatike qe lane degraduar fare mga kjo ane.

    Përgjigju
  • Beni: 19/08/2022 20:28

    Dhe mendojn akoma te shkretet qe saliu do i fitoj zgjedhjet turp turp

    Përgjigju
  • Beti: 19/08/2022 20:27

    Mjafton qe mos te hyjn ne burg kta pa do shkaterronin cdo gje per ta arritur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet