Ylli Pata: Gërdeci, historia e panjohur politike ku PD nuk ju ngjit familjes Berisha!

Ylli Pata: Gërdeci, historia e panjohur politike ku PD nuk ju ngjit familjes Berisha!

Hapja zyrtare e hetimeve mbi tragjedinë e Gërdecit, kanë sjellë në skenën politike shqiptare një lëvizje tektonike në një shkallë të lartë Rihter. Edhe pse në publik po mundohet që të fshihet. Gërdeci si histori, është e një rëndësie më shumë se një kronikë gjyqësore, pasi duke qenë se solli një dramë të madh njerëzore dhe publike, krijoi realisht një zhvillim politik të rëndësishëm, por që nuk pati mbulimin e duhur mediatik. Le të kthehemi në 15 marsin 2008 dhe zhvillimet e 15 vjetëve më parë për të bërë një analizë më të saktë të zhvillimeve.

Por përpara se të vijmë të 15 marsi kemi disa zhvillime të rëndësishme paraprake kur ministra të PD-së që e kundërshtuan ngritjen e punishtes së Gërdecit. E nuk ishin aspak të parëndësësishëm: Ilir Rusmali, zv.kryeministër dhe Ridvan Bode-ministër i Financave, të cilët nuk pranuan që fabrika e vdekjes të ngrihet me vendim qeverie.

Duket sot një gjë e vogël, por në thelb ështe rebelimi më i madh kundër Sali Berishës, pasi i dinin interesat familjare brenda. Rusmali, nuk kaloi shumë dhe u largua jo vetëm nga qeveria por edhe nga PD. Për Boden dihet gjithashtu. Por fakt ishte se pas Gërdecit, figura të rëndësishme të PD nuk ju bashkangjitën logjikës së Berishës. Bamir Topi, në kohën kur shpërtheu Gërdeci President i Republikës.

Ndërkaq, Astrit Patozi isht kreu i grupit parlamentar të PD-së dhseëe nënkryetar i PD. Ai nuk ju bashkangjit dalldisë së Sali Berishës i cili u çmend në parlament kundër çdo deputeti socialist që i përmendnin të birin.  Erion Braçe, Taulant Balla e Saimir Tahiri ishin ndër viktimat kryesore. Por përveç Jozefina Topallit, e cila linçonte publikisht opozitarët, figura të rënësishme të PD-së nuk i shkuan për avazi. Ndërkaq, Prokuroria  Përgjithshme po shkonte në hetiket e saj në folenë e “kafshëve” të Gërdecit, që siç thosh Efraim Diveroli kishin dalë jashtë kontrolli. Por ishte Berisha që shantazhoi, dhunoi, dhe pengoi hetimin e prokurorëv, duke larguar çdo element të pavarur në organin e akuzës.

Megjithëse Berisha arriti të vendosë dhunën e kartonit brenda partisë, ai nuk pati një endorsement real në lidrshipin e PD-së. Topi, Patozi, Olldashi, Rusmali, Bode etj nuk i shkuan pas avazit, edhe pse realisht nuk e kundërshtuan. Por hetimi i prokurorisë së Ina Ramës e cila u zgjodh me votat e deputtëve të PD-së, është një dëshmi që i bën nder Partisë Demokratike, e që sot mund të thotë hapur se ka qenë një ditë që bëmë diçka, pavarësisht jo shumë. Të gjithë ata që nuk u rrshtuan pro Berishës për Gërdecin u dogjën politikisht- të gjithë. Të vetmit që mbijetojnë janë ata që kanë një histori me Gërdecin dhe mund të shërbejnë që të prishin akuzën ndaj Berishës, por jo se kanë ndonjë lidhje me PD-në.

E pikërisht sot, grupi anti-Berisha në PD, mund të dalë  e ta tregojë këtë histori. Do të ishte e trishtë nëse do të kompleksohej e ndryshe nga Bamir Topi, Astrit Patozi, Ilir Rusmali apo Ridvan Bode, të bëhen sot ushtarë të atyre që siç thotë SPAK shkelën nenet 260 dhe 287 i Kodit Penal.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi