Ylli Pata: Gërdeci si teori komploti: Pse nuk thirren dhe personazhet e “War Dogs

Ylli Pata: Gërdeci si teori komploti: Pse nuk thirren dhe personazhet e “War Dogs

Fatmir Mediu

“Gërdeci”, sipas të gjitha gjasave do të kthehet në çështjen gjyqësore jo vetëm të një decade, po ka gjasa që të kapë një rekord edhe më të gjatë, e nuk është çudi që të bëhet edhe procesi i shekullit.

Nga një çështje gjyqësore, që u shqyrtua nga gjykata vetëm si aspekt i kujdesisë dhe pakujdesisë për shpërthimin, ku siç dihet shumica e të akuzuarve u hetuan dhe gjykuan në kushtet e “pakujdesisë” apo nenit të keqpërdorur të shpërdorimit të detyrës, me kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Mediut, tashmë çështja po synon të hapet si vaji në lakra edhe si “teori komploti”.

Një hipotezë që nuk është aspak e re, madje doli menjëherë pas shpërthimit kataklizmatik të 15 marsit 2008 që shkaktoi humbjen e 28 personave dhe lëndimin e mbi 300 të tjerëve.

“Komplot serbo-rus” për të mos na futur në NATO”, u tha atëherë nga vetë Fatmir Mediu në disa intervista e deklarata, por edhe të tjerë.

Fakti është se edhe pse ndodhi Gërdeci, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk u vu asnjëherë në dyshim, pasi ishte një process strategjik i udhëhequr nga SHBA. Diplomati shqiptar që udhëhoqi procesin e diskutimit për anëtarësim, Agim Fagu, theksoi në atë kohë se SHBA udhëhoqi negociatat edhe me Athinën, e cila kishte ndërmend të bënte presion ndaj Shqipërisë, duke e ndaluar ta bëntë këtë.

Por edhe sikur të merret për bazë se ka pasur një komplot kundër Shqipërisë, ai nuk duhet të vijë tek shpërthimi i municionit, por tek skandali i ndërtimit të një punishte demontimi, pa asnjë kush sigurie, shumë afër kryeqytetit dhe ku punonin edhe minorenë.

Përse nuk u demontuan municionet në uzinat ushtarake të specializuara të Poliçanit dhe Skraparit? Përse ai proces u zhvillua në kushte skandaloze dhe u ngrit pranë një zone të banuar? Nëse ka një komplot serbo-rus, duhet të ketë tek ata që e ndërtuan punishten e Gërdecit, pasi shkaku që shpërtheu gjithë ai barut ishte krejt i qartë.

Megjithatë, edhe pse mund të vonojë dispozitën me një synim për të çfokusuar çështjen bazë të katastrofës së Gërdecit që është korrupsioni, mirë është që të ketë një process të gjerë. Madje mirë është që të jetë i hapur e të kthehet në një dispozitë e tërë dëshmish. 

Mbrojtja e Fatmir Mediut ka thirrur si dëshmitarë një sërë zyrtarësh para edhe pas Gërdecit, por edhe zyrtarë të NATO-s dhe pjesëtar të disa kompanive ndërkombëtare.

Po përse nuk janë thirrur ata që e bënë Gërdecin një aferë publike në mediat më të rëndësishme botërore si New York Times. Pra Efraim Delijorgji e David Pakuz. Nëse nuk i kërkon mbrojtja e Mediut, le t’i thërrasë prokuroria, apo edhe familjarët e viktimave.

Gërdeci nuk mund të jetë komplot si pasojë, pa qenë si shkak…

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 09/09/2023 18:24

    Nèse Fatmir Mediu, na qènkèsh "i pafajshèm", atèherè bèjini mutin SPAK,,kaq e thjeshtè èshtè.

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 09/09/2023 09:10

    ish Ministri i Mbrojtjes dhe ish Minister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Pyjeve ne Qeverite 'Berisha 1' e 'Berisha 2' asistohet ne kete proces gjyqesor nga momenti qe eshte thirrur si ne SPAK si 'person ne dijeni te fakteve ne hetim', jo nga nje Avokat i vetem, por nga nje Studio e tere Avokatie me shume emer, rating e tarfifa shume te larta ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë