Ylli Pata: Harakiri me gishtat e mesit

Ylli Pata: Harakiri me gishtat e mesit

Belind Këlliçi

Metamorfoza 24 orëshe me posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit, ka lëshuar siç pritej një pluhur e sjellë zhurmë të madhe.

E siç thotë Edi Rama në këto raste “nuk keni parë gjë Akoma!” Sepse fushatat kanë identitet të tyre goditje e shoshitje të tilla bombastike e tymyese, për të zgjuar sa më shumë atë pjesë të elektoratit që kërkohet të nxirret nga guacka, apo bllokohet për të votuar kundër.

Kjo është realisht ajo që quhet shkencë politike, e jo zhurma e paneleve, që është vetëm një mekanizëm i kësaj lufte politike, që siç gjithçka tek ne bëhet pa një rrregullsi, e në mënyrë absurde.

Megjithatë, ajo që ndodhi 24 orët e fundit me Belind Këlliçin, sado që rezultoi fatale për fushatën e tij, e metodën që ai dhe këshilltarët e tij zgjodhën për të hyrë  në publiku, atij nuk se i bën aq keq. Një fuushatë e këtij niveli vetëm forcon çdo kandidat, edhe pse humbet, qoftë edhe me rezultat të thellë.

Precedentët në Partinë Demokratike, kanë treguar se pikërisht ata politikanë që janë ndeshur me Edi Ramën, vetëm kanë rritur aksionet e tyre politike. Rasti i Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit janë pasqyra apo modeli për shanset politike të Belind Këlliçit nesër.

Por pikërisht precedentët në fjalë, janë edhe një shembull i qartë sesi mund të shkatërrohet një karrierë në ngjitje, nëse njeriu që jep viston për këtë rrugë, kërkon të keqpërdorë një betejë elektorale që nuk e bën dot me fytyrën e vet.

Sot në betejë nuk është realisht Belind Këlliçi, as Igli Cara, Bardh Spahia, Luçiano Boçi etj, por janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Do të ishte krejt ndryshe, nëse të gjithë këto kandidatë do të vinin si një vullnet politik i përbashkët i opozitës. Ndërkaq ata kanë ardhur si një intrigë pallati së pari e Metës, i cili madje edhe ka selektuar më shumë se doktori kandidatët që do të ishin të foltores. Natyrisht që ka ndërhyrë edhe Sali Berisha dhe enturazhi i tij më vonë. 

E ky është problem politik i kësaj gare të pazakontë, që vihet re çdo ditë, siç u vu re në mitingun hapës në Air Albania, e siç vihet re në mënyrën krejt absurd të fushatës, ku Sali Berisha e Ilir Meta, sillen si personazhe të komedive të Françesco Nuti-t. “Una volta viene lui, una volta viene lei””.

E ky është problemi më i madh për Këlliçin e kolegët e tij, të cilët nesër e kanë të paqartë se kush do të jenë politikisht. Natyrisht sot në mes të fushatës me ata s’flitet pasi është logjike që secili të thotë në mendje se do fitoj, e këtë duhet t’ja transmetojë edhe të tjerëve. Por pikërisht ky është problemi, pasi e gjithë ky aksion duket si vërshimet e pilotëve kamikazëve japonezë, që nuk mendonin se çdo të ndodhë pasi të përplasen me anijet apo avionët armiq.

Ndërkohë që harakiri i samurajve japonezë apo kamikazëve të flotës ajrore kishte referencë nderin apo atdheun, kjo e kandidatëve të foltorës, duket një vetvrasje absurde. Për hallin e Berishës, por më shumë për atë të Ilir Metës, i cili është edhe lideri legal i këtij koalicioni të çuditshëm që kërkon një fitore me inerci, edhe pse kanë dy të tretat e publikut kundër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur