Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?

Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?

Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo

Për 34 vjet Himara është kthyer në një lojë tashmë e pandërprerë politike e Athinës në Shqipëri. Dilema se kush është shqiptar e kush grek në një zonë që asnjëherë nuk ka pasur problem identitetin, e kanë kthyer debatin në një ngërç absurd. Siç ka ndodhur gjithmonë me faktet në këtë vend gjatë psotkomunizmit. Ende edhe sot palët politike në vend nuk bien dakord për një nga aktet më të rëndësishme siç është çlirimi i Shqipërisë nga nazifashizmi, ashtu ka ndodhur edhe me Himarën.

Ku dilema mbi etnicitetin është kthyer si beteja që bëhet për musakanë dhe byrekun mes turqve e grekëve, apo patenta për kosin e djathin e bardhë.

Gjithsesi Athina, edhe pse ka investuar shumë jo vetëm politikisht në betejën për të fituar Himarën, gjithmonë ka humbur në një përplasje direkte. Pasi shumica e banorëve të Himarës kanë votuar për një kandidat të partive shqiptare.

Akulli u thye me Vasil Bollanon në 2003, kur PD-ja e Sali Berishës vendosi që ta mbështesë. i cili një vit më parë, në kushte edhe më të vështira, por gjithsesi mjaft të ngjashme kur kreu i Federatës Panepirote Nicholas Gage i shkoi në zyrë, vendosi që të përkrahë Fredi Belerin.

Një eksponent edhe më radikal se Bollano i politikës nacionaliste greke, që Himarën e konsideron ”zemra e Epirit të Veriut etik grek”. i tillë është edhe kandidati aktual i mbëshetur totalisht nga PD dhe partia e Lirisë. Sllogani që Petro Gjikuria ka shpallur para zgjedhësve është ai i tandemit Berisha-Meta i vitit 2003: ”Bashkë Fitojmë”.

Edi Rama, nga ana tjetër, vendosi të çojë në Himarë një nga eksponentët më të rëndësishëm politik, që ka milituar shumë vite në të majtën shqiptare, si deputet i PS-së e më pas me LSI-në e Ilir Metës.

Vangjel Tavo, një politikan shqiptar që i përket minoritetit politik grek, është një politikan me përvojë të gjatë në Shqipëri, madje që nga 1992. Një eksperiencë që ka pasur poste të larta, por edhe të mesme, të cilat nuk i kanë ulur popullaritetin. Thuajse në çdo zgjedhje, Tavo ka marrë vota në jug të vendit ku ka kandiduar në çdo zgjedhje, përkatësisht jo vetëm në Dropull, prej nga është, por edhe në zonën e Gjirokastrës, Tepelenës apo edhe Përmetit, që janë pjesë e qarkut.

Himara është një sprovë ku ai vjen si përfaqësues i lartë politik i mazhorancës, që nuk e ka qeverisur Himarën në këto vite, por që sjell përvojën dhe programin e tij.

Përballë tij është gjithashtu një personazh politik që nuk ka asnjë përvojë politike dhe partiake në Himarë, edhe pse origjinën e ka nga Dhërmiu. Petro Gjikuria është një përfaqësues i lartë i Federatës Panepiriote në SHBA, e cila e konsideron Himarën si pjesë e botës helene.

I papërvojë politike, betejën politike Gjikurisë ja bën Vangjel Dule dhe përfaësuesit e PD-së në zonë. Tavo, i cili është një politikan rrace ka shpallur betejën reale të tij për Himarën. Ai po thotë në thuajse të gjitha intervistat, se betejën e kam me Vangjel Dulen, që e ka mundur në Dropull. Gjë që është plotësisht e vërtetë, pasi në zonat minoritare fitojnë gjithmonë përfaqësuesit të etnisë greke që përfaqësojnë Partinë Socialiste.

Dhe këtë Tavo e bëri të ditur edhe në mediat greke, ku ka qenë shumë aktiv, e ku nuk ka asnjë problem e komples qoftë gjuhësor, qoftë frikë se mund t’i ndryshojnë emrin apo ndryshojnë emrin.

E pikërisht ky protagonizëm i Tavos, ka bërë që Athina zyrtare, pra qeveria greke, të mos aktivizohet aq direkt në propagandën e madhe, për të mbështetur Gjikurinë nga frika se mund të dalë një bumerang. E këtu Tavo, e ka fituar betejën e parë, të dytën e ka të dielën, por jo me Gjikurinë, por me Vangjel Dulen. Natyrisht edhe me Berishën e Metën, që ashtu si Athina nuk se kanë qenë shumë aktivë, të paktën deri tani.../TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vamika: 01/08/2024 11:10

    Bashkia nuk do politikan do organizator,politika eshte bushter dhe ploitikanet jane tutor.Neqofte se doni te tille votoni politikanet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar