Ylli Pata: 'I Paprekshmi', miti shqiptar i 32 vjetëve pas rrëzimit të komunizmit

Ylli Pata: 'I Paprekshmi', miti shqiptar i 32 vjetëve pas rrëzimit të komunizmit

Sali Berisha

Nuk dukej se ishte i rastësishëm një qëndrim që erdhi nga mbështetës mediatik të Sali Berishës, pas incidentit të dhunshëm të 6 dhjetorit në protestën që u zhvillua në bulevard. “Ai është i paprekshëm”, ndaj tani do të shkundet toka, do të ketë stuhi, bubullima, vetëtima; e Rama e të tijtë janë më të prekshëm se kurrë. Kjo është sinteza e atij që konsiderohet si një aksion politik pas pikëllimit e zemërimit ngaqë kanë prekur atë, që nuk preket.

“Të  paprekshmit” në fakt nuk është thjesht një mit, por është një status i Shqipërisë që sot feston 32 vjetorin e protestës studentore që rrëzoi sistemin komunist në Shqipëri. Në këtë vend pas rrëzimit të një diktature, u instalua një sistem hibrid që betonoi një kastë politike, gjyqtarësh, prokurorësh, bisnesmenësh e botues mediash, të cilët nuk mund të preken. Thjesht nuk ndodh; ishte një rregull i pashkruar që krijoi një elitë kapilare që nisnin që nga zyrtarë të partë, politikanë të mesëm, biznesmenë, njerëz me influencë apo lobistë, e mbi të gjitha të fortë, që kishin patllake e distiktiv policie a SHIK-u, që bënin njëmijë të zezat. Por ishin e janë “Të paprekshëm”. Sepse i gjithë ky sistem, nisi e mori izëm nga “I Paprekshmi i Madh”.

E pikërisht këtë status kishte parasysh ambasadori legjendar amerikan në Tiranë, Donald Lu, kur solli si metaforë, filmin gjigand të Brian de Palma: “Të paprekshmit”. Film, që tregon historinë e një skuadre llogaritarësh- hetues të Agjencisë Federale kundër Duhanit dhe Alkoolit në SHBA, në ndjekjen e gangsterit më famëkeq të shekullit të shkuar: Al Capones. Ambasadori Donald Lu, këtë fabul, e përdorte në aksionin që qeveria e SHBA dhe BE ndërmori për të instaluar Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Mirëpo, pjesa që u kundërvu kësaj reforme, nuk bëhet fjalë për politikanët që u vunë në ballë, pasi ata dukshëm kishin konflikt interesi, por pjesa e mbështetësve mediatikë, mëshoi fabulën se Donald Lu e ka me “Të Paprekshmit”. Reforma po bëhet vetëm për ta.

E mbani mend fabulën që ngriti Adriatik Llalla, i cili asnjëherë nuk u ballafaqua realisht me palën tjetër, sipas së cilës Donald Lu i kishte kërkuar të arrestojë Metën, ndërsa Romana Vlahutin Berishën? E pas saj nisi e u instalua dhuna verbale, por edhe politike në panele, studio televizive e rrjete, duke krijuar një çmenduri frenetike, e cila kishte vetëm një qëllim, një program: të mbronte “Të Paprekshmit”. Natyrisht duke i paraqitur si një mur që e mbrojnë vendin nga njeriu që sipas tyre “po i bën të gjitha zezat këtij vendi”, ku natyrisht gogoli i vizatuar ishte Edi Rama.

Megjithatë, edhe pse u hartua një strategji, e u shpenzua e shpenzohen pa fund për të ngritur një apoteozë publike mbi paprekshmërinë e të paprekshmëve, e gjitha kjo fabul nuk ushqen, nuk jep bukë për asnjë politikë, e vetëm është një xhirim bosh. Pasi nuk ka sens, nuk ka logjikë politike për të ndërtuar një alternativë, apo edhe elitë drejtuese ndryshe në këtë vend. Ngase, me këtë fabul; atë që “Të Paprekshmit” janë e vetmja rrugë për të mundur “gogolin”, kanë çuar në logjikën e pasjes vetëm dy rrugë: “Gogolin” apo “Të Paprekshmit”. E njerëzit, kanë qenë më të qartë në zgjedhjen e tyre. Ata nuk i duan më “Të Paprekshmit” dhe preferojnë “Gogolin”.

E ja ku jemi sot, në një kohë, kur “filozofët” e teorisë së përplasjes permanente, ata që shpikën teorinë e “tre bandave më mirë se një”, sot janë penduar e flasin për mbylljen e epokës së dhunës politike dhe verbale në këtë vend. Një koncept që nuk mund të mbijetojë në një komunitet qytetarësh, që vlerë nuk kërkon të ketë betejën tribale të shefave të fiseve, si në vendet jashtë trajektores së Perëndimit, por përballjen normale të ideve dhe koncepteve si në opinionin publik, në Parlament, e në të gjithë shtetin. Shteti ligjor përpara teorisë së të vërtetave paralele.

Ka një skenë epike kryevepra e Brian de Palma-s: “Të Paprekshmit”. Pasi kasapi e krahu i djathtë i Al Capone-s, Frank Nitti vret kolegun e Eliot Ness(Kevin Costner), Wallas dhe një llogaritar të bosit mafioz, Ness shkon në hotelin luksoz të Chicagos dhe përballet me Capone-n, i cili zbret shkallët e hotelit me një suitë të madhe truprojash.

“Hajde përballu me mua, kështu tek e tek, e mos u mbro nga njerëzit e tu. Pse ke frikë? Hajde, ta mban?! Dhe i fut një të sharë të rëndë mbarapa. Capone(mjeshtërisht i luajtur nga Robert de Niro), i veshur shik, me syze të mëdha dielli, destabilizohet totalisht. “Si guxon të më shash mua në sy të djalit tim. Unë të çoj në djall ty dhe familjen tënde. Po ti je thjesht një sharlatan me distiktiv. Nuk ke asgjë, as fakte e as llogaritarin”.

Ness i nxehur në kulm, fut dorën në këllëf për të nxjerrë pistoletën. Ndaj tij drejtohen mbi dhjetë armë. Kolegu i tij Malone(Sean Connery) që mbërrin në cast, e ndalon dhe e largon me qetësi nga dera rrotulluese e hotelit. “Tani nuk kemi gjë për ta kapur, por na duhet llogaritari. Rëndësi ka të mos ndalosh hetimin”. Pasi prokurori, mik i Capone-s i bënte presion të mbyllin dosjen.

Ness, e kapi po atë natë llogaritarin e Capones, pasi siguroi provën e artë të larë me gjakun e Jimmy Malone-s që e kishte siguruar, por u masakrua nga Frank Nitti. I cili, pak ditë më pas përfundoi i copëtuar në një makinë, duke rënë nga tarraca e gjykatës, e Al Capone në një burg federal, ku dhe vdiq i vetmuar…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrane: 09/12/2022 03:14

    Karma është kurvë!

    Përgjigju
  • Thoma: 09/12/2022 00:23

    Amerika dhe Europa than u godit me grusht nje deputet ! Ata prandaj Jan shum her para nesh ,sepse zgjedhin fjalet cfar thon . Jo te nxisin gjakun te thon ish kryeminister ,sepse e din shum mire sa te keqija ka ber per njerezit ,si ne vrasje e ne prona

    Përgjigju
  • Kola: 09/12/2022 00:00

    32 vite mbase per Ramen jane, se Sala e la ke 22shi. Nejse. Sejmenet e kryepadrinos se kuq Rama vetem ne nje ane llafosin, ate te teveqelit.

    Përgjigju
  • Thoma: 08/12/2022 23:24

    Pershendetje! Thjesht me terhoqi vemendje titulli ,por nuk lexova cfar keni shkruar .e vetmja arsye eshte se cfar vlere apo interesi ka te harxhosh kohen te lexosh per sb, nje kancer I mjerushem qe kaluam prej Tij .ai grusht na kujton e zgjon se dikush tjeter ne ka pesuar humbje te dhimbeshme prej ti ,ne prone a ,ne njeri ,duhet ti japi plumbin, e di qe sja vlen per nje plehr ,por fati keq esht ne jemi prej gjaku

    Përgjigju
  • Zen: 08/12/2022 21:34

    Keto syzet ia paska bere dhurate Kadhafi I Libise. Past te njejtin fat.

    Përgjigju
    • Thoma: 09/12/2022 00:57

      Te lumt goja ,gerti na dha zemer e na zgjoi deshiren per TU hakmarr ndaj ketyre shushunjave qe na kan marr pronat e na kan ber padrejtesi

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion