Ylli Pata: Incidenti i Gramshit, pse shpërtheu histeria e 'blogerëve' anti-amerikanë të Tiranës

Ylli Pata: Incidenti i Gramshit, pse shpërtheu histeria e 'blogerëve' anti-amerikanë të Tiranës

Rusja Svetlana Timofoeva

Pas më shumë se 24 orësh nga nga ngjarja e Gramshit, ku tre persona tentuan të hyjnë në territorin e uzinës ushtarake dhe madje lënduan edhe rojet ushtarake, ka një reagim mjaft kontradiktor në Tiranë. Për ta bërë kronikën sa më qartë: autoritetet kanë bërë të ditur se ka pasur një tentim për të hyrë në bazë nga tre rusë, të cilët pasi kanë hyrë si turistë, kanë dashur të fotografojnë uzinën ushtarake. Sipas autoriteteve, ka dyshime jo të vogla që të rinjtë që janë paraqitur si blogerë, mund të jenë edhe agjentë të shërbimit sekret rusë, aq më shumë, që ka një lidhje direkte të kësaj historie.

Svetlana Timofoeva, e cila është ndaluar për ngjarjen e Gramshit, ka qenë e lidhur me një person, i cili pak muaj më parë u kap në Egjipt, i dyshuar për veprime spiunazhi. Ai person u lirua si pasojë e ndërhyrjes së fortë të Sergej Lavrovit, ministrit të Jashtëm të Rusisë, i cili ka marrëdhënie të mira me qeverinë e Kajros.

Por, ka pasur dhe ka një zinxhir ironik dhe sarkastik të ngjarjes, që duan ta kthejnë të gjithë çështjen në një komedi, apo në kabare, duke u tallur me faktin se qeveria po lufton me tre të rinj blogerë të armatosur me spry që blihet në market. Realisht edhe mund të jetë kaq komike situate, por vetë fakti që për ta dhënë këtë ngjyrim janë aktivizuar e gjithë artileria e rëndë antiamerikane e Tiranës, përkratësisht mbështetësit më të zëshëm të Meta-Berishës, bën mjaft çudi.

Pasi, edhe nëse mund të ketë një ekzagjerim në raportimin fillestar nga mediat informative, apo edhe ndonjë spekulim nga qeveria, koha i davarit të gjitha. Të tre të ndaluarit, si qytetarë të Federatës Ruse kanë asistencën e duhur diplomatike e ligjore të ambasadës ruse në Tiranë. E në fund gjërat do të marrin një zhvillim gjithnjë e më të qartë.

Po përse, që prej mbrëmë ka një kor kakofonik për të bërë avokatinë e tre “blogerëve” me shevorlet që ishin të “apasionuar” pas një fshati të humbur të Gramshit?  Ish-ministra, të rreshtuar fort pas foltores, drejtues mediatikë e këshilltarë të koalicionit antiamerikan të Tiranës, rreken për të treguar se nuk ka lidhje Moska në këtë ngjarje, por fajin e ka Rama që ka lejuar rusët të hyjnë si turistë, e tani po e montojnë këtë fabul për t’i dhënë tunelet e ushtrisë ndonjë biznesmeni pranë qeverisë. Ndërkaq, dikush tjetër, e quan montim më të dobët sesa “Gëzhoja e Vjetër” apo “Fijet që Priten”. Por kjo nuk është fundi. Një media shumë e afërt me familjen e Sali Berishës, e ka përdorur këtë fakt për të intensifikuar luftën e brendshme brenda Partisë Demokratike.

Media e familjes së Berishës, e sulmon Jorida Tabakun, se ka reaguar për ngjarjen e Gramshit, duke kopjuar Edi Ramën.

Në fakt, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, reagoi, siç një drejtues i opozitës shqiptare duhet të bëjë. Ka shprehur shqetësimin për ngjarjen, ka uruar shërimin e shpejtë të ushtarëve të lënduar, e më pas ka kërkuar një hetim të thellë dhe profesional të incidentit. Është një reagim standard që çdo politikan e bën në çdo vend perëndimor, e që duhet ta bëjë edhe në Shqipëri.

Pasi askush nga smartfoni, apo laptopi, pasi ka marrë mesazhin në Telegram apo Whatsapp, të jetë në gjendje që të njohë me detaje hollësitë e ngjarjes së ndodhur në Gramsh.

A ishin spiunë, tre të rinjtë me pasaportë ruse që u ndaluan në territorin e uzinës ushtarake atje? Shumë mund ta besojnë e shumë jo, por besimi nga karrikia është tjetër, e hetimi apo investigimi, qoftë duke shfrytëzuar edhe burimet që vijnë nga burime jot ë qeverisë shqiptare, pra nga Moska, është tjetër.

Pasi që Moska është e interesuar për të pasur infiltrim të saj, por edhe ndikim në Ballkan, kjo nuk është sekret. SHBA dhe Bashkimi Europian kanë kërkuar prej vitesh që Rusia të mbyllë “bazën humanitare” të Nishit, që sipas tyre është një qendër e shërbimeve sekrete ruse. Të cilat kanë qenë aktive në grushtin e shtetit të vitit 2016 në Mal të Zi, në trazirat në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 ku u masakruan Zijadin Sela e Zoran Zaev, por edhe në zhvillime të tjera.

Në vitin 2019, kur nga Tirana sulmohej kryeministria, ku u tentua të futej brenda saj, pamjet e para i dha televizioni i Kremlinit RT, i cili së bashku me Sputnik, sot janë të bllokuara në të gjithë territorin europian, me vendim të Komisionit të Bashkimit Europian.

Këta tashmë janë fakte të njohura botërisht, pavaësisht se një pjesë e medias dhe e politikës këtu as nuk i ka parë kështu, apo i ka komentuar ndryshe.

Por a janë ngjarja e Gramshit, një moment ku të ketë kaq histeri dhe “ironi”, ku në thelb duan të thonë se ishte një ngjarje groteske, e që nuk ka lidhje me një lojë të shërbimit sekret rusë? Zhvillimet e kësaj linjeje, pavarësisht një qëndrimi propagandistic të autoriteteve, duhet të jenë të kujdeshshme, pasi kemi të bëjmë me zhvillime mjaft delikate. Politika, por edhe media duhet të presë ose informohet më hollësisht për të dhënë një qëndrim sa më racional. Ndërkohë, ajo që vihet re është se ndërsa detashmenti politik i Meta-Berishës po bëjnë avokatinë e tre rusëve, ka mjaft komentues në rrjete që shprehin dyshimin se ata mund të jenë spiunë. Por përgjigja vjen menjëherë: “Po aman çfarë spiunësh, agjentë instagrami!”. Madje ka raste ku sulmohen edhe gazetarë që kanë shtruar tezën e një tentative agjenturore.

I gjithë ky reagim është natyrisht enigma e këtyre 24 orëve, së bashku me tentativën për të nxjerrë “agjente” jo tre rusët, por Jorida Tabakun.

Nëse vërtetë gjithçka që thuhet është e ekzagjeruar, mjafton të pritet një kohë e përshtatshme; dy-tre ditë për të ndjekur zhvillimet. Sipas gjasave, diplomatët rusë janë në vendngjarje, e nesër ose që sonte mediat e Moskës, e ministria e Jashtme do të thojë fjalën e saj. Duke kryqëzuar dy reagimet, edhe mund të raportohet më balancuar, megjithëse Moska ka një zakon të vjetër. Përgjithësisht në reagimet e saj, thotë se opinion në një vend nuk është siç e imponon “propaganda perëndimore”. E nëse RT apo Sputnik, qoftë edhe zonja Zaharova e thotë atë nesër, kanë arsye dhe argument për këtë. Nga “blogerët” e ambjentit antiamerikan të Tiranës…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025