Ylli Pata: Kodet e çartura të Ilir Metës, nga radio Moska te rrëzimi i prokurorëve

Ylli Pata: Kodet e çartura të Ilir Metës, nga radio Moska te rrëzimi i prokurorëve

Ilir Meta

Të gjithë e kanë kuptuar tashmë se Ilir Meta nuk është i dalë nga shinat. Thjesht ai po luan, lëviz fort siç di të bëjë dhe ka bërë këto 33 vjet për ato që thotë: “objektivat që i shikon para se të flejë gjumë”.

Meta, është politikani që objektivat e tij i ka pasur shumë të qarta që në fillimet e tij, e i ka arritur. Pasi është bërë siç dihet njeriu me më shumë poste në historinë e shtetit shqiptar.

Nga student i dhjetorit, nuk shkoi në PD, por në Partinë Socialiste ku hyri në vitin 1991. U bë kryetar i FRESH për Tiranën, më pas deputet në Skrapar, nënkryetar i PS-së, kryetar i FRESH, sekretar shteti për marrëdhënie me jashtë,  zv.kryeministër, kryeministër, zv.kryeministër dhe ministër i jashtëm, kryetar i LSI, Zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, zv.kryeministër dhe ministër i Energjisë, Kryetar Kuvendi, President i Republikës së Shqipërisë.

Një piramidë perfekte. Një rekord politik fantastik të cilin nuk e ka arritur kush jo thjesht në Shqipëri, por edhe në historinë e politikës europiane e më gjerë.

Por Meta ka edhe një arritje tjetër, të cilën sot e lançoi fort. Si politikani që është bërë armik ose mik me kryeprokurorët e këtij vendi.

Kjo histori fillon në vitin 2002, kur sapo u largua nga posti i kryeministrit, arriti të marrë rreth vetes një numër të madh votash të PS-së, e bashkë me Sali Berishën të largonin Arben Rakipin nga posti i Kryeprokurorit të Republikës. Në atë kohë, Meta bëri për vete edhe Presidentin e Republikës Rexhep Meidani, i cili vendosi të dekretojë largimin e Rakipit, e të firmosë këshilltarin e tij Theodhori Sollaku në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por siç u shpreh Ilir Meta, Arben Rakipi nuk ishte Kryeprokurori i vetëm që ai kishte probleme me të. Njëjtë kishte pasur punë edhe me Ina Ramën, e cila sipas tij po çonte në Angli për analizë, audion e famshme të videos me Dritan Priftin. Po çfarë kishte problem ai rast? Ina Rama në fund të fundit, e kishte çuar në Angli e jo në Rusi, ekspertizën e videos? Për Metën ishte një tentativë për ta futur në burg që vjen nga një vend Perëndimor.

Ndaj së bashku me Sali Berishën zgjedhin Adriatik Llallën si kryeprokuror për një mandat pesëvjeçar. Llalla, siç dihet hyri në konflikt me SHBA-në, të cilin e mbrojti fort Ilir Meta. Pasardhësja e Llallës, Arta Marku, konsiderohet nga Ilir Meta si njeriu kyç i dorëzimit të KLP në duar e mazhorancës. Kur në fakt, si Meta ashtu edhe pjesa tjetër e opozitës nuk se patën kundërshtime për formulën e zgjedhjes së njerëzve të KLP-së, apo edhe anëtarëve të SPAK. Thjesht tentuan të ndalonin apo vononin sa më shumë ngritjen e këtyre institucioneve.

Gjithsesi sot doli përfundimi se për Ilir Metën: Arben Rakipi, Ina Rama dhe Altin Dumani janë armiq. Kurse Theodhori Sollaku e Adriatik Llalla janë “patriotë”.

Kjo fabul është e qartë; nuk pranoj asnjë prokuror që guxon hetime ndaj meje. Ndryshe ai është tarallak, injorant e sharlatan.

Megjithatë enigma e përmendjes së Radio Moskës si metaforë e krahasimin me Tedi Blushit u pa si e pa vend. Sepse mund të kishte një metaforë me Zërin e Amerikës që në kohën e diktaturës ishte shumë i ndjekur apo edhe me BBC-në, që edhe para edhe pas komunizmit ishte gjithashtu media më e vlerësuar ndër Shqiptarët.

Atëherë përse Ilir Meta përmendi Radio Moskën, Hitlerin dhe Stalinin?

Kjo u duk një kod, madje kryekod që kërkon zbërthim, sidomos kur ju përgjigj pyetjes për mundësinë e shpalljes Non Grata nga SHBA./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë