Ylli Pata: Letra e Londrës një sinjal për PD-në, më shumë sesa për Sali Berishën!

Ylli Pata: Letra e Londrës një sinjal për PD-në, më shumë sesa për Sali Berishën!

Letra e qeverisë së Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabet, siç i pëlqen Sali Berishës ta thërrasë Britaninë e Madhe, nuk ishte në fakt për të.

Edhe pse ishte shumë më e egër, më e rëndë sesa shpjegimi që qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit kishte shkruar për vendimin për ta shpallur Non Grata për korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë.

Letra e qeverisë britanike shkonte edhe më tej, duke përmendur lidhjet direkte dhe vertikale të Sali Berishës me struktura të egra të krimit të organizuar në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, pas shpalljes Non Grata nga SHBA, Sali Berisha ishte njësoj i dënuar nga të gjithë aleatët e ngushtë të Fuqisë më të madhe botërore perëndimore. Ai dhe familja e tij nuk ka mundur dhe nuk ka udhëtuar në asnjë prej shtatë vendet më të industrializuara të botës pas19 majit 2021. Pasi sipas të gjitha gjasave nuk do të lejohej, apo do të kishte komplikime të tjera.

Vendimi i marrë si avancim nga Londra zyrtare, e cila ashtu si SHBA ka një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, ishte realisht i pritshëm, i paralajmëruar.

Megjithatë, letra për Berishën është dukshëm një sinjal, një mesazh një qëndrim politik, i cili nuk i drejtohet atyre që janë pjesë e establishmentit të njeriut të ndëshkuar, por mendjeve që mund të logjikojnë të lirë në opozitën dhe Partinë Demokratike.

Shikoni vetëm reagimet e njerëzve pranë Berishës për të parë nivelin real të logjikës jo politike, por bazike mentale. Ata thonë se Britania e Madhe e ka marrë vendimin sepse është “zagare” e Uashingtonit. Pra për ta, nuk ka institucione por vetëm grupe, nuk ka qeveri, por vetëm klane, nuk ka organe por vetëm “fise” që reagojnë pa asnjë lloj logjike.

Sali Berisha nuk ka asnjë logjikë politike që të mbijetojë si subjekt, apo edhe si aktor politik. Këtë e di ai më shumë se të tjerët me përvojën dhe sinjalet që ka marrë. Megjithatë, doktori në të gjithë këtë lëvizje që ka ndërmarrë prej një viti, ka dashur tu thojë grupeve të interesit apo edhe aktorëve të tjerë të opozitës, se ai është i gatshëm që t’i ndihmojë, tu hapë derën për karrierë në radhët e opozitës shqiptare, siç ka bërë për Lulzim Bashën, apo edhe të tjerë si Jozefina Topalli, apo edhe politikanë si Arben Imami që i “fali” duke u dhënë një pjesë të madhe pushteti, e të tjerë. 

E pikërisht ky aspekt ka funksionuar realisht pas 9 shtatorit, kur Sali Berisha e fshehu betejën e tij kudnër SHBA me atë ndaj Lulzim Bashës. Shum ëish funksionarë apo njerëz të lidhur në një farë mënyre me PD-në, port ë lënë anash, apo edhe ish bashkëpunëtorë të Edi Ramës që tani e urrejnë atë, menduan ta përdorin Sali Berishën si një instrument për karrierën e tyre.

Kjo tregon se të gjithë këto aktorë e subjekte nuk kanë mësuar asgjë nga jeta politike e “doktorit”. Edhe sikur Sali Berisha të ishte në ditën më të mirë të tij, do t’i hidhte si lëvoret e limonit të shtrydhur të gjithë ata që sipas tij nuk janë të devotshëm por kanë ego dhe ambicje për karrierë. E mbani mend qeverinë e vitit 1992; nuk u emërua asnjëri prej udhëheqësve të parë të PD-së, por thjesht persona që Berisha i konsideronte si “të padëshëm”. E në momentin që “të padëmshmit” reagonin- i largonte madje edhe i kërcënonte për arrestim siç ka ndodhur që nga Genc Ruli e Rexhep Uka e deri të Ilir Rusmali.

Qëndrimi i qeverisë së Britanisë së Madhe është një mundësi e madhe për të gjithë ata që nuk e konsiderojnë veten apo grupin e tyre politik që janë angazhuar “të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”. A kush e trajton këtë çështje si pamfletet e para vitit 90, ku Londrën e quajnë “vasale” të SHBA e gjëra të tilla, pastaj natyrisht kjo nuk është për debat, edhe sikur të diskutohet në panelet e darkës. Është thjesht një diskutim mejhaneje lagjeje, të cilat herë pas here edhe ja kalojnë analistëve të së enjtes mbrëma…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 22/07/2022 20:31

    A eshte dhe shpallja non grata e Saliut subal per SPAK mbas largimit te zotit Kraja ,qe deri tani nuk ka hapur asnje disje ku akuzohet non grata e perendimit ?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/07/2022 18:34

    NON GRATA berisha eshte sinjal sinjifikativ jo vetem per pd,por per tere figurat e urryera te korruptuara te politikes shqiptare dhe te ashtuquajturat forca politike qe kane perfaqsuar e perfaqsojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave