Ylli Pata: Llastimi i Bashës nga Rama dhe prova e tij për Berishën e LSI-së në Kuvend

Ylli Pata: Llastimi i Bashës nga Rama dhe prova e tij për Berishën e LSI-së në Kuvend

Lulzim Basha dhe Edi Rama

Që do ishte një Parlament krejt ndryshe prej atij i katër viteve më parë kjo shikohet qartë nga ora e nisjes. Me Gramoz Ruçin-kryetar Parlamenti, nëse seanca duhej të fillonte në 10.00, ajo fillonte fiks në atë orë, nëse seanca duhej të niste në 17.00, nëse niste në 17.01, do të kishte një stuhi ndaj stafit të Kuvendit.

Lindita Nikolla u përball me një agresion të shtuar e kot fare, pa asnjë shkas, nga Lulzim Basha, i cili bën teatër e kur s’ka ça bën i bjen Linditës. Mendo të ishte Gramoz Ruçi në krye të seancës: “Zoti Basha, ulu poshtë, pusho, Zoti Basha, zoti Basha…”, e zoti Basha nuk do të tregonte forcën më…

Por ka edhe një zhvillim tjetër politik në Kuvend sot. Sali Berisha ka plotësuar formularin se është deputet i Partisë Demokratike, ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka firmosur asnjë shkresë formalisht që “babain” e tij politik nuk e do në grupin e tij parlamentar.

Ka vetëm një shkresë të kreut të grupit të PD-së, Alfred Rushaj, ku ka vendosur emrat e grupit të PD-së, ku sipas shkresës së ofruar nga mediat nuk rezulton Berisha.

Ka shumë gjasa që Lulzim Basha, për një kohë të caktuar, ta lërë varë këtë situatë me sjelljen e tij “të irrituar” që bën sherr me këdo që gjen të urtë në PS, si pasojë edhe urdhërit të Edi Ramës, që ka vendosur me precedencë: “Luli duhet llastuar”. Me një fjalë sado që ai të nxjerrë bishta, duhet lënë të flasë, të bërtasë, të qajë, të ikë, të grisë fletët. Nejse por çfarë po ndodh realisht?

Janë dy gjëra që po ndodhin: Sali Berisha nuk është përjashtuar de jure deri më sot nga grupi parlamentar i PD-së, të paktën një shkresë zyrtare nuk i ka mbërritur kryesisë së Kuvendit, dhe nga ana tjetër PD-ja nuk i ka dhënë deputetë borxh LSI-së për të formuar grupin Parlamentar që i duhet. Një grup parlamentar që do të ishte bërë i tillë vetëm me tre deputetë, ose vetëm me 2 nëse Berishën e çonte te Meta.

Ky është realisht një sinjal politik, që duket se përbën një ndarje të fortë politike, e cila natyrisht do të jetë kurba më interesante e zhvillimeve në radhët e opozitës shqiptare.

Megjithatë, do ishte më normale nëse Basha do të shprehej qartë si për grupet që u ka dhënë aleatët, si për LSI-në, ashtu edhe për Berishën. Apo qoftë edhe për betejën në Kuvend.

Frazat si i fortë, natyrisht që do të merret se është nën efektin e një supstance mjeksore me emrin Berisha, por gjithsesi duhet pritur ende se cila është realisht strategjia apo rruga e Bashës si lider opozite pa Berishën.

Është një provë reale, e kjo është seanca kur do të miratohet përbërja dhe programi i qeverisë “Rama 3”. Aty do të vihet re se çfarë është koncepti i Lulzim Bashës dhe marrëdhënia reale e Sali Berishës, i cili natyrisht që do ta thojë fjalën e tij,.

Por a do ta firmosë shkresën Alfred Rushaj, që “Doktori” nuk merr kohë nga grupi i PD-së? Të presim deri të hënën…/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë