Ylli Pata: Matematika që rrëzon Sali Berishën në betejën në PD

Ylli Pata: Matematika që rrëzon Sali Berishën në betejën në PD

Sali Berisha nuk është njeriu që ka themeluar Partinë Demokratike, edhe pse e ka drejtuar për 30 vjet.

Ai madje ka një kontestim shumë të fortë, që nuk e ka fituar drejtimin e kësaj partie me votim demokratik. Është një diskutim që vijon sot e kësaj dite. Matematika e vitit 1991 kur u votua për kryetarin e PD-së i jep Aleksandër Meksit fuqinë e kryetarit në vota.

Berisha u emërua si logjikë jashtë rregullave.

E kjo logjikë ka shoqëruar polemikat gjithë këto vite, ku Berisha nuk është shikuar si njeri i statutit, por i pushtetit. Në një koncept si puna e Enverit në Partinë Komuniste, po që realisht ishin të kotë pasi ai e udhëhoqi partinë.

E tani kur Saliu iku e Luli u zgjodh, kryetari nuk kishte vdekur ishte gjallë, madje aktiv.

Në panelet e darkës sot po diskutohet qartë pa asnjë droje, se nëse dëmokratët dalin kundër SHBA, për rastin e Berishës, atëherë nuk ka gjë, pasi është vullnet popullor.

Sali Berisha është njeriu, politikani që është ndëshkuar nga SHBA, e si i tillë ai i shkon demokratëve për t’i kërkuar votëbesim e në fund e fiton,e ka hallal Partinë Demokratike.

Por Berisha nuk e kërkon votbesimin si të tillë, edhe pse mbështetësit e tij këtu e mbajnë vrapin. Arjan Çani e quan luftë kundër Gringove, Shkullaku luftë ndaj amerikanëve, po kjo matematikë deri sot nuk është shfaqur.

Sali Berisha në qarkun Tiranë, ku ka kandiduar për deputet, ka marrë vota më pak se Ervin Salianji në Korçë.

Madje më pak sesa Ori Nebiaj. Mirë do thoshtë dikush, po doktori nuk se bëri fushatë, ndryshe nga Ori e Ervini. Po lideri historik nuk është njeri i lobeve apo i grupeve të interesit. Logjikisht duhet të jetë një person që mvledh palët, i bashkon.

Sali Berisha sot nuk po i bashkon, por fabulën e ndan: me mua apo me Lulin, për arsye të vendimit të Bashës. Por cila është matematika që i jep Berishës një favor, një shans.

Deri tani kemi vetëm zhurmë dh etym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrabe. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën.

Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani