Ylli Pata: Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe 29115 të GRU-së ruse

Ylli Pata: Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe 29115 të GRU-së ruse

Agjentët rusë e njësisë speciale 29115 e GRU-së

Siç dhe pritej, ngjarja me tre rusët në bazën ushtarake të Gramshit, do të pasurohej e mbulohej orë pas ore me nuanca misteri e thrilleri, ca me bazë e ca pjellë e fantazisë. Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër.

Ndërsa reporterët e kronikës së zëzë po japin “të dhëna” nga SHISH-I, a thua se kemi të bëjmë me një zyrë që jep informacion, e jo grumbullon info të klasifikuara dhe i analizon për të zbuluar veprimtari problematike ndaj shtetit shqiptar. Megjithatë, pritet që së bashku me të dhënat racionale mbi këtë ngjarje “tërheqëse” për talentet e historive noir, fantazia të kapë edhe nivele mitomane, siç ndodh shpesh këtu tek ne, ku teoritë e konspiracionit gjejnë terren më pjellor dhe racionaliteti e logjika.

Në këtë puzzle zhvillimesh prej dy ditësh nga incidenti i Gramshit, po bien në sy disa pohime që flasin se kemi të bëjmë me një mundësi që Shqipëria të jetë vizituar nga pjesëtarë të njësisë speciale të shërbimi sekret ushtarak GRU, famëkeqja 29115.

Profesori i njohur i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës dhe në atë të Policisë, Ervin Karamuço, shkruante sot, se ekziston një mundësi që njësia 29115 e GRU të futet në veprim për të liruar tre rusët e arrestuar e veçanërisht “Lanën”-alias Svetlana Timofeeva, që konsiderohet një asset i rëndësishëm.

Karamuço, i cili është një studiues i njohur i përplasjes së intelegjencës së vendeve të NATO-s me ato të Rusisë dhe vendeve të tjera kudnërshtare, e konsideron “Lana Sator” si një asset i çmuar i spinazhit rus, dhe në fillim të këtij viti, ajo dhe dy bashkëpunëtorë të saj u përfshin në një incident të ngjashëm në Egjipt. Por me ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme ruse, personi i arrestuar i dyshuar për spiun u lirua. Ndërkaq, Karamuço, thekson se vizita me urgjencë e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, në Gramsh, kishte si objekt përforcimin e masave të sigurisë në vendin ku mbahen tre rusët, pasi mund të ketë një përpjekje për t’i liruar nga njësia 29115 e Gru.

Reagimi i ambasadës ruse, i pari pas incidentit, kërkon të bëjë me dije se ata nuk dijnë ende se ku mbahen në paraburgim shtetasit rusë. Në deklaratë, ambasada nënvizon se “i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”.

Ky reagim shumë i koduar i Ambasadës ruse, tregon se gjendja është realisht e komplikuar që fsheh mjaft gjëra e shtron pikëpyetje.

Por vetë përmendja e njësisë famëkeqe 29115, shton të dridhurat, pasi kemi të bëjmë me një “legjendë” bashkohore të historisë horror të spiunazhit rus. Po kush është njësia special 29115 e GRU-së?

E njohur kryesisht për disa atentate dhe incidente të rrezikshme, ai më i famshmi është aksioni për vrasjen e agjentit rus Serbej Skripal në vitin2018-n në Salisbury të Britanisë së Madhe, së bashku me të bijën e tij Yulia. Skripal u helmua me kontakt prekjeje nga një preparat i rrezikshëm që bën pjesë në armët kimike të shkatërrimit në masë. Njësia speciale 29115 , konsiderohet se është ngritur në fshehtësi që nga viti 2008, megjithëse ekzistenca e saj u bë e njohur publikisht vetëm në vitin 2019. Njësia komandohet nga gjeneralmajor Andrei Vladimirovich Averyanov dhe përbëhet nga veteran prej luftërave ruse në Afganistan, Çeçeni dhe Ukrainë.

Rupi që mori pjesë në atentatin ndaj Skripal, u kamuflua si instruktorë të fitness-it, të cilët do të jepnin mësime speciale në Britaninë e Madhe. Njësia 29155 thuhet se ka marrë pjesë në akte sabotazhi dhe destabilizuese në Çeki, Lituani, tentativën për grusht shteti në vitin 2016 në Mal të Zi etj. Studiuesit perëndimorë të veprimeve të njësisë 29155, thonë se ata lënë shumë prova dhe janë të zhurmshëm në veprimet e tyre. Disa aksione u desh të ndërpriteshin pa sukses, si p.sh. tentativa për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016, e cila u organizua përpara se vendi të anëtarësohej në NATO. Në disa raste janë lënë pas mjaft prova për të mundësuar identifikimin e autorëve. Ekspertët e sigurisë kanë ngritur tezën se kjo metodë ishte zgjedhur qëllimisht për të sinjalizuar të gjithë kundërshtarët e regjimit rus se ata nuk ishin askund të sigurt.

Eerik-Niiles Kross, një ish-shefi i inteligjencës në Estoni, thotë se ky lloj operacioni i inteligjencës është bërë pjesë e luftës psikologjike. Njësia 29155 akuzohet për tentativën për vrasjen e tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev në prill 2015 apo edhe shpërthimit dy herë të depove të municioneve në një fshat të Çekisë, municione të cilat ishin destinuar për ushtrinë e Ukrainës. Andrej Babish, kryeministri i Republikës Çeke, akuzoi në mënyrë direkte më 17 prill 2021 se Njësia 29155 qëndronte pas shpërthimeve të vitit 2014 në magazinat e municioneve Vrbetice. Policia çeke akuzon dy të dyshuar: Alexander Mishkin (aka Alexander Petrov) dhe Anatoliy Chepiga (aka Ruslan Boshirov), të njëjtit persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Sergej Skripal.

A mund të kenë qenë, apo mund të hyjnë edhe në Shqipëri kjo njësi famëkeqe? Në vitin 2016, në tentativën e puçit ndaj Milo Gjukanoviçit, armët kjo njësi i gjeti në Shqipëri, përkatësisht në zonën e Shkodrës, ku dhe u blenë dhe u trafikuan në Podgoricë. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes Niko peleshi, bëri të ditur sot, se ka gjasa që incidenti i Gramshit, të jetë mbulesë për një ngjarje tjetër edhe më të madhe...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FOTOT: 23/08/2022 12:04

    TË GJITHA FOTOT KANË DALË NË TV QY NË KOHËN E SALIUT E SKA PAS MË SEKRETE..... EDVINI PO BËN SHOW POLITIK... TË GJITHA TUNELET SEKRETE JANË DEKLASIFIKUAR E ZOR SE SHPËTU NO NJI....

    Përgjigju
  • 007: 22/08/2022 18:49

    Pordh pirdh se lirohesh me kesi fantazi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër